• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Sherr në klubin e seksit për një femër, shqiptari vret një tjetër me thikë. Sa dënohet
Home
Sociale

Sherr në klubin e seksit për një femër, shqiptari vret një tjetër me thikë. Sa dënohet

13 February, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Në shtator të vitit 2013, në zonen para një klubi nate (sex klubi) në lokalitetin Lätti të Kantonit të Bernës, një shqiptar nga Maqedonia qelloi per vdekje me thike nje shqiptar nga Kosova dhe plagosi rende nje tjeter.

Sherri mes tyre kishte filluar brenda në lokalin e nates. Shtetasi i Maqedonisë kishte kaluar në atë lokal një pjesë të kohës me një grua, me të cilën kishte lidhje emocionale, shkruan sda.ch. Por ndërkohë ai u ballafaqua me situatën kur gruaja në fjalë u afrua me një kosovar dhe kështu mes burrave u ndez një grindje.

Ndërkohë ata u ndanë dhe kosovari me dy kolegët e vet zviceranë iku me makinë nga vendi i ngjarjes ndërsa shqiptari i Maqedonisë vazhdoi të qëndrojë para klubit, transmeton albinfo.ch. Mirëpo pas pak ata te tre vendosën të ktheheshin.

Njëri nga zviceranët iu drejtua shqiptarit duke e akuzuar se në kohën sa kishin qenë në lokal, i kishte keputur një zinxhir qe ai mbante ne qafë. Por shtetasi i Maqedonisë e goditi me thikë në shpatulla, duke i shkaktuar plagë. Ndërkohë doli nga makina edhe kosovari, duke kërkuar ballafqim me sulmuesin, transmeton albinfo.ch. Ky i fundit e goditi atë aq fort në kokë sa që kosovari vdiq pak orë më vonë.

Shqiptari i Maqedonisë qe dënuar nga Gjykata e Lartë (kantonale) e Bernës me tetë vjet e nëntë muaj burg për vrasje me paramendim dhe për tentim lëndimi të rëndë. Ai ishte ankuar në Gjykatën Federale si shkalla më e lartë e gjyqësisë në vend por kjo e fundit në vendimin e saj gjyqësor të publikuar sot e ka vërtetuar si të drejtë gjykimin që kishte bërë Gjykata e Lartë e Bernës.

I dënuari në ankesën e tij kishte theksuar se vrasja ka ndodhur në vetëmbrojtje dhe se në rastin e tij ishte shkelur parimi i akuzës. Por, duke qenë se pretendimi i tij nuk ishte argumentuar sa duhet, Gjykata Federale ka marrë në shqyrtim ankesën vetëm në mënyrë të pjesëshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTO/ Barcelona-Sevilla, përcaktohet stadiumi ku do të luhet finalja e Kupës së Mbretit
Previous article Marrëveshja e detit me Greqinë, koloneli shqiptar: Ndihem i befasuar

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë Aktualitet

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe Aktualitet

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT