Përleshje mes të burgosurve në burgun Solliçiano në Firence, ku në sherr janë përfshirë edhe një grup shqiptarësh. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 13:30 gjatë kohës që të burgosurit ishin në vendin e ajrimit.
Mësohet se sherri është zhvilluar mes një grupi shqiptarësh dhe një grupi marokenësh, e për pasojë u plagos një gardian i burgut. Ansa raporton se polici u lëndua në dorë.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa autoritetet kanë vijuar hetimet.


