Një i ri ka mbetur i plagosur ditën e sotme në Durrës, pasi u godit me thikë. Bëhet me dije se i riu, ende i paidentifikuar, u përfshi në një debat me një person tjetër, po ashtu i paidentifikuar, që degradoi edhe në përplasje fizike.
Kjo ka bërë që njëri prej tyre të nxirrte thikën duke goditur personin tjetër, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nuk dihen ende motivet e përplasjes mes dy të rinjve, teksa bëhet me dije se ata ishin nën efektin e alkoolit. Autori është ndaluar nga Policia, teksa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes


