Një person ka mbetur i plagosur me thikë pranë Presidencës në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë ku mësohet se tre persona, të tre studentë të Politeknikut janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
Shkak për sherrin mësohet se ka qenë një vajzë. Sherri mes të rinjve ka degjeneruar dhe një prej tyre ka mbetur i plagosur me thikë.
I plagosuri është transportohet për në spital ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Informacion paraprak Më datë 08.05.2018, rreth orës 11:40 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si pasojë e një konflikti të ndodhur, janë dëmtuar me mjete prerëse shtetasit J. Ll., 18 vjeç F. Ll., 18 vjeç K., D., 19 vjeç dhe K. M., vjeç, (studenta). Shtetasit e dëmtuar janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shoqëruar 1 person në cilësinë e personit që ka djeni për rrethanat e ngjarjes.


