Një 25-vjeçar është plagosur me thikë në fshatin Hormovë në Tepelenë. Ka qenë një zënke mes dy të rinjve në këtë fshat fillimisht verbal ku më pas ka precipituar me përdorimin e thikës. 25-vjecari me inicialet A.S. është plagosur rëndë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, ndërsa më pas u dërgua me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës. Policia është vënë në kërkim të autorit i cili mendohet se është 27 vjeçari me inicialet M.K.