Një debat banal i cili ka agravuar në përplasje fizike dhe sherr me grushte ka ndodhur në fshatin Kashar të kryeqytetit teksa një 41-vjeçar dyshohet se ka goditur me sende të forta një 25-vjeçar, shtetas shqiptar dhe banues po në fshatin Kashar.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 28.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.K, 41 vjeç, banues në Kombinat, pasi në fshatin Kashar, dyshohet se ka goditur me sende të forta, shtetasin M.S, 25 vjeç, banues në Kombinat. Neni 89 i Kodit Penal.


