Xhovana Nikolli nuk ndalet në rrjetet sociale dhe ka reaguar sërish për tritolin që iu vendos banesës që ajo kishte marrë me qera bashkë me të motrën e saj në Elbasan. Përmes një reagimi në Instagram, ajo i ka përcjellë një mesazh Nuredin Dumanit, të cilin e akuzon si porositësin e vendosjes së lëndës plasëse në banesën e saj.
Nga shpërthimi i tritolit ajo dhe motra e saj nuk u lënduan, por fqinji i tyre 29-vjeçar ende ndodhet në spital duke luftuar për jetën. Shkak mendohet të jetë një video e postuar prej saj në TikTok, ku i drejtohet në mënyrë kërcënuese Nuredin Dumanit dhe të dashurës së tij.
Alpenews.al ju sjell postimin e fundit i Xhivana Nikollit:
Faleminderit përr gjitha sms. Fal Zotit kemi shpëru mirë.Më vjen shumë keq për komshiun përball por mund ts isha dhe un në vend të atij në ato momente duke kalu ne guzhine nuk e kisha un ne dore mos na e vini fajin ne por Nuredin Dumanit që e beri se mendoj se do m’vriste mu plehra!



