• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHERR” ME FQINJET/ Si e pësoi pronari i lokalit në Peshkopi, pas kontrollit dyshohet se… (EMRI)
Home
Breaking News

SHERR” ME FQINJET/ Si e pësoi pronari i lokalit në Peshkopi, pas kontrollit dyshohet se… (EMRI)

19 July, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ka rënë në “rrjetën” e Policisë një 52- vjeçar nga qyteti i Peshkopisë ditën e djeshme. Ka mjaftuar një sherr mes tij dhe fqinjëve që efektivët e Komisariatit të Dibrës të ushtronin kontroll në lokalin e Njazi Pilafit.

Nga kontrolli, Policia ka sekuestruar lëndë plasëse, fitil zjarrpërcjellës dhe kapsolla detonatore. Policia lokale e ka motivuar aksionin e saj në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, parandalimin e konflikteve dhe goditjen e paligjshmërisë.

Zyrtarë të Drejtorisë së Policisë Dibër bënë me dije se nga specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u arrestua në flagrancë shtetasi Njazi Pilafi, 52 vjeç, banues në Peshkopi.

Mësohet se arrestimi i tij u bë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën e lokalit, në qytetin e Peshkopisë, iu gjetën të fshehura 7 copë kallëpe me lëndë plasëse (me nga 400 gram secila, gjithsej 2 kilogramë e 800 gramë), 58 copë kapsolla detonatore, si dhe rreth 4 metër fitil zjarrpërcjellës.

Policia po heton intensivisht për të zbuluar qëllimin e posedimit të këtyre lëndëve plasëse, të rrezikshme për jetën e njerëzve dhe që shkaktojnë dëme të mëdha nëse vendosen në objekte të caktuara.

Nuk është ende e qartë nëse Pilafi grumbullonte dhe shiste lëndë plasëse apo ishte transportues i tyre. Ndërkohë po hetohen lidhjet e mundshme të tij me kontingjente të Policisë. Aktualisht, dibrani do dalë para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Njoftimi

Vijojnë kontrollet nga strukturat e policisë për parandalimin e ngjarjeve kriminale.

Sekuestrohen lëndë plasëse, fitil zjarrpërcjellës dhe kapsolla detonatore

Arrestohet në flagrancë poseduesi

Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, parandalimin e konflikteve dhe goditjen e paligjshmërisë, strukturat e policisë së Dibrës kanë ushtruar kontrolle të befasishme në disa ambjente ku në një lokal u gjetën dhe u sekuestruan lëndë plasëse, kapsolla e fitil zjarrpërcjellës.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u arrestua në flagrancë shtetasi :

Njazi Pilafi, 52 vjeç, banues në Peshkopi.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën e lokalit të tij në qytetin e Peshkopisë, i’u gjetën të fshehura dhe i’u sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

7 copë kallëpe me lëndë plasëse (me nga 400 gram secila, gjithësej 2 kilogramë e 800 gramë)

58 copë kapsolla detonatore.

Si dhe rreth 4 metër fitil zjarrpërcjellës.

Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIZITA E KITAROVIÇ NË TIRANË/ Meta vlerëson presidenten e Kroacisë me "Dekoratën e Flamurit Kombëtar"
Previous article Konkurroi që 16 vjeç në TCH, moderatori publikon videon e audicionit: S’më pranuan (VIDEO+FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT