• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHERR MASIV PËR NJË VAJZË NË MES TË BERATIT/ I riu tërhiqet zvarrë nga varësja, përfundon në spital me prerje të shumta në fyt
Home
Aktualitet
Kronikë

SHERR MASIV PËR NJË VAJZË NË MES TË BERATIT/ I riu tërhiqet zvarrë nga varësja, përfundon në spital me prerje të shumta në fyt

9 September, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Një sherr masiv është regjistruar mes dy grupeve të rinjsh në një lokal në qendër të qytetit të Beratit. Ngjarja ka ndodhur pak minuta para mesnatës së djeshme në një lokal, ku të rinjtë ishin të ndarë në grupe, duke konsumuar pije alkoolike.

Mësohet se fillimisht të rinjtë janë konfliktuar me fjalë dhe më pas janë përleshur me njëri-tjetrin në Pedonalen e qytetit. Sherri ka degjeneruar më pas në grushte e shkelma. Në goditje e sipër, një nga djemtë e ka tërhequr zvarrë 19-vjeçarin, duke e kapur nga varësja që mbante në qafë, duke i shkaktuar atij prerje të shumta në fyt.

Nga sherri ka mbetur i plagosur 19-vjeçari me inicialet S.D, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal të Beratit, ku pas një ndërhyrjeje kirurgjikale është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, por djemtë ishin shpërndarë. Identifikimi i tyre u arrit vetëm nëpërmjet kamerave të sigurisë dhe dëshmisë së të plagosurit S.D, që sollën edhe prangosjen e minorenit R.H., 17-vjeç, autorit të plagosjes së 19-vjeçarit S.D. Mësohet se sherri mes dy grupeve të të rinjve filloi për një femër, që ishte ngacmuar nga njëri nga djemtë.

Njoftimi i policisë:
Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

R. H.,17 vjeç, banues në lagjen “Uznovë”, Berat, pasi në vendin e quajtur “Pedonalja”, Berat, gjatë një konflikti fizik për motive të dobëta, ka dëmtuar me varësen që mbante në qafë, shtetasin S. D., 17 vjeç, banues në lagjen ”Barrikadë”, Berat, i cili mori mjekim në Spitalin Rajonal Berat dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Rritja e numrit të dënuarve me koronavirus, burgu i Shënkollit kthehet në spital COVID
Previous article VRASJA MAKABRE E EGLANTINA BUCIT/ Dy provat e forta që çuan në arrestimin e Faik Bucit. Roli i tij në atentatin e aktorit Mishel Prela

Delo.autor

Postime të ngjashme

DËNOHET DIONIS DOKU/ Grabiti 9 shtëpi, sendet e vjedhura shkojnë në vlerën 500 mijë stërlina Aktualitet

DËNOHET DIONIS DOKU/ Grabiti 9 shtëpi, sendet e vjedhura shkojnë në vlerën 500 mijë stërlina

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË VLORË/ Arrestohet 34-vjeçari që tentoi të nxirrte armën gjatë një konflikti Aktualitet

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË VLORË/ Arrestohet 34-vjeçari që tentoi të nxirrte armën gjatë një konflikti

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët Aktualitet

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT