• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Sherr masiv mes shqiptarëve dhe serbëve në Zvicër, katër të plagosur
Home
Aktualitet
Kronikë

Sherr masiv mes shqiptarëve dhe serbëve në Zvicër, katër të plagosur

24 December, 2017 k.autor Aktualitet, Kronikë

Në një sherr masiv që ka ndodhur në një ndërtesë banimi në qytetin e Bazelit dy net më parë katër persona kanë pësuar lëndime serioze dhe janë dërguar në spital. Policia ka ndërhyrë dhe ka arrestuar shtatë persona që ishin pjesë e sherrit.

Konflikti në fjalë ka ndodhur pak para orës 1 të pas mesnatës së 23 dhjetorit, bën të ditur Prokuroria Publike e Baselstadt-it, transmeton albinfo.ch. Në mesin e të lënduarve më rëndë janë pronari i banesave dhe një person tjetër.

 

Rrjedha e saktë e ngjarjes dhe as motivi i sherrit nuk dihet ende dhe është objekt i hetimeve, thotë prokuroria.
Ndërkohë mësohet se të arrestuarit janë tre persona me shtetësi zvicerane, dy me shtetësi kosovare, një me shtetësi shqiptare dhe një tjetër, me shtetësi serbe. Të gjithë të përfshirët në konflikt janë të moshave nga 21 deri në 32 vjeç.

Përveç mjekut të emergjencës, në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe një ambulancë e Kryqit të Kuq Gjerman dhe njësia e zjarrfikësve.

Në njoftimin e dhënë nga policia përmendet vetëm përkatësia shtetërore dhe jo edhe kombësia e të përfshirëve në konflikt. Nisur nga rrethanat e përshkruara të ngjarjes, nuk përjashtohet mundësia që të gjithë ose shumica e të përfshirëve të jenë shqiptarë por me shtetësi të ndryshme, përkatësisht nga: Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Serbia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHBA/ Zjarri në Kaliforni, më shkatërruesi që nga viti 1932
Previous article Rritja e taksës për makinat në Shqipëri, si ndryshojnë tarifat pas 1 janarit

k.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Gjorm të Kurbinit, plagoset një 22-vjeçar Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Gjorm të Kurbinit, plagoset një 22-vjeçar

I TRADHËTOI DETAJI I MAKINËS/ Shqiptari dhe italiani ndalohen me kokainë dhe para cash Aktualitet

I TRADHËTOI DETAJI I MAKINËS/ Shqiptari dhe italiani ndalohen me kokainë dhe para cash

U MOR PENG PARA 4 VITESH PËR 400 MIJË EURO/ Paratë e drogës dhe e shkuara e Refit Buzit, shkak për 3 viktima Aktualitet

U MOR PENG PARA 4 VITESH PËR 400 MIJË EURO/ Paratë e drogës dhe e shkuara e Refit Buzit, shkak për 3 viktima

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT