C.D. nga makina drejtoi sharje ndaj M.I., pastaj doli nga makina dhe me një shufër hekuri e sulmoi dhe e goditi në anën e majtë të kokës.
Në qërimin fizik të hesapeve u përfshi edhe kushëriri i M.I, i cili me sopatë goditi C.D. disa herë në kokë dhe pjesë të trupit.
Ata u ndanë nga kalimtarë të rastit, kurse C.D. me makinë të Ndihmës së Shpejtë u dërgua në Spitalin Klinik të Tetovës.
Te kushërinjtë M.I dhe M.I. u konstatuan dëmtime në fytyrë dhe duar.
Po merren masa për zbardhjen e rastit./Tetova News


