Një sherr i madh ka ndodhur në një lokal në qendër të Durrësit në lagjen nr.1.
Nga burimet policore, mësohet se në sherr janë përfshirë 3 persona, njëri prej të cilëve i moshuar.
Shtetasit E.Xh., E.K., dhe H.D., vjeç 21, 31 e 73, banues në Durrës, dyshohet se ditën e diel në lokal, kanë goditur me mjete të forta njëri-tjetrin. Gjatë sherrit, ata nuk janë ndalur vetëm me dhunë fizike, por edhe kanë dëmtuar pajisjet e lokalit.
Nga dhuna e ushtruar, 21-vjeçari E.Xh. ka mbetur i plagosur dhe raportohet se ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Për të tre protagonistët e ngjarjes u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, në bazë të neneve 89 e 25 e 150 të Kodit Penal.


