Qyteti i Vlores eshte tronditur serish mesditen e sotme, pas te shtenave me arme zjarri ku nje person është plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Pavarësia’ në abmientet e një lokali dhe paraprakisht i plagosur ka mbetur nje 30 vjecar i identifikuar si Roland Danaj, nga Llakatundi i Vlores.
I plagosuri mesohet se eshte jashte rrezikut per jeten. Policia ka shkuar ne vendngjarje dhe ka nisur hetimet per plagosjen.
Autori eshte larguar menjehere pasi ka shtene mbi te riun. Po punohet per identifikimin dhe kapjen e tij.
Informacioni i policise
Më datë 16.05.2018, rreth orës 11:40, në lagjen “Pavarsia”, brenda ambienteve të një lokali pas një konflikti kanë plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasin R.D., 30 vjeç, banues në Llakatund.
Shtetasi i plagosur është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë arme zjarri pistoletë.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.