• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Sherif Merdani tregon pse e dënuan me burg pas festivalit të 11-të
Home
Dossier

Sherif Merdani tregon pse e dënuan me burg pas festivalit të 11-të

1 August, 2018 g.autor Dossier

Pleniumi i katërt ishte ai që la shumë njolla të murrme në jetën e shqiptarëve. Dhe një nga njerëzit që vuajti pasojat ishte edhe këngëtari Sherif Merdani. I ftuar në emisionin “Histori me Zhurmues” Merdani tregoi arsyen e burgosjes së tij pas festivalit të 11-të.

“Pranova të vij tek emisioni juaj sepse jam ndërgjegjësuar se duhet të them diçka të re dhe të padëgjuar për shkaqet se përse u dënua festivali i 11-të. Janë 37 vjet që shtypi, media, analistët kanë trajtuar anën tjetër të medaljes që unë nuk dua, ose nuk marr përsipër ta trajtoj. Ata e kanë quajtur festivalin ndonjë kurth të diktaturës për të thithur sa më shumë viktima dhe për t’i dënuar ashtu siç i dënoi. Unë do të tregoj se çfarë ndodhi në të vërtetë. Festivali i 11-të është një nga arritjet më të madha të muzikës së lehtë shqiptare dhe ky është produkti i kompozitorëve më të mirë që ka nxjerrë rraca jonë duke përmendur këtu pionierin Agim Prodani, Agim Krajkën, Ferdinant Dedën etj, etj. Ai ishte një vazhdim i festivalit të 10-të. Si çdo festival, edhe festivali i 11-të kishte një provë të ashtuquajtur gjenerale, por me një ndryshim që atëherë duhej të vinte një njeri i partisë që të jepte lejen që festivali do të shfaqej. Ne patëm fatin e keq që në prova erdhi udhëheqësi Ramiz Alia, e kam parë me sytë e mi në tribunë bashkë me drejtorin e festivalit Nikolla Zoraqi. U bënë provat dhe pritej me ankth ç’do të thoshte përfaqësuesi i partisë. Erdhi drejtori i festivalit Zoraqi dhe fjala e parë që tha ishte: “Ju lumtë. Udhëheqësi i partisë është jashtëzakonisht i kënaqur nga paraqitja juaj. Me këtë festival ju i keni treguar Europës se ç’nivel ka arritur partia jonë”.

Ne u mrekulluam me njëri-tjetrin dhe atë natë zgjodhëm veshjet më të bukura. Dhe të nesërmen të gjithë ishin veshur si kurrë më parë dhe për tre netë rresht u duartrokitëm dhe një popull i tërë u mrekullua. Jehona e festivalit vazhdoi një javë, nëpër rrugët e qyteteve na përgëzonin për një festival të mrekullueshëm. Ai festival atë vit ka qenë edhe më i bukur se festivali i Sanremos.

Pas gjithë këtyre udhëheqësi i madh i kërkoi që të shohë festivalin sepse e bija vajti me vrap nga festivali tek zyra e babait dhe i tha: “Babi, tradhti. Gjithë festivali nuk ka asnjë këngë për partinë. E kanë harruar partinë”.

Dhe ai u vrenjt.

Pas një ore shkon i biri dhe i thotë: “Babi, tradhti. Ju kanë harruar, asnjë këngë për ty”.

Kjo ishte e vërteta absolute, në festivalin e 11-të nuk kishte asnjë këngë për partinë dhe as për Enver Hoxhën. Pasi pa festivalin “Zeusi” i madh lëshoi rrufetë dhe një nga ato rrufe më kapi mua dhe më çoi 16 vjet në burg. Do thoni pse mua? Unë vija nga një familje tregtari në Korçë, një familje e pasur dhe peripecitë tona ishin nga më të ndryshmet. Unë vija nga një familje që babain e kisha patur në burg, nënën e kisha patur në burg, vëllanë në burg dhe patjetër ishte hallka e zinxhirit më e dobët dhe kjo rrufe më kapi mua. Atë festival unë e përjetova me 16 vjet burg, por këtu nuk është rasti të tregoj se çfarë drame kam përjetuar unë dhe miqtë e mi dhe çfarë tmerri kemi hequr nëpër kampet e Spaçit, të Qafës së Barit apo burgjet e Burrelit.

Mua më arrestuan në Librazhd, atje punoja si mësues në gjimnaz. Miqtë e mi thonin se në Bllok, aty ku shëtit rinia sot ishte një kinema që vetëm byroja politike dhe fëmijët e tyre kishin të drejtë të shikonin filma të cilët nuk shfaqeshin për popullin. Miku im më tregoi se një natë ai kishte qenë pranë Rita Markut dhe Enver Hoxhës dhe para se të fillonte filmi ishte shfaqur një dokumentar i festivalit të 10-të ku unë këndoja këngën e nënës. Ai kishte dëgjuar Enver Hoxhën që pyeste Rita Markun: Nga është ky nga Merdanët? Rita Marku e cila na njeh shumë mirë i tregon se isha i Qemalit dhe se isha këngëtar i mirë.

Ai me ironinë e tij i thotë: Është i mirë, më pëlqen. Por si ka mundësi që atij i del emri 7 herë në ditë në radio dhe mua një herë? Këtë mua ma ka treguar Spartak Ngjela dhe është e vërtetë”, tregoi Merdani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH NË TIRANË/ Lokali i "SKEDINAVE" që shiste doza KANABISI në qytet. Pronari...
Previous article Zbulohet misteri, ja pse gratë nuk mund të veshin rroba të bardha gjatë takimit me Papën

g.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/  Letra e panjohur e mbesës së Parashqevi Qirjazit: Sevastia dhe Parashqevia u lejuan të banonin në një kotec pulash, pasi godina ishte kthyer në shkollë partie, ku mësonin... Dossier

DOSSIER/ Letra e panjohur e mbesës së Parashqevi Qirjazit: Sevastia dhe Parashqevia u lejuan të banonin në një kotec pulash, pasi godina ishte kthyer në shkollë partie, ku mësonin...

DOSSIER/ “Lidhja e Prizrenit lindi nga lufta ruso-turke e motit 1877-’78, pasi Rusia fitimtare po përgatiste copëtimin…” Shkrimi i panjohur i Mid’hat Frashërit në 1928-ën Dossier

DOSSIER/ “Lidhja e Prizrenit lindi nga lufta ruso-turke e motit 1877-’78, pasi Rusia fitimtare po përgatiste copëtimin…” Shkrimi i panjohur i Mid’hat Frashërit në 1928-ën

DOSSIER/ “Përballë këtyre vështirësive, Konferenca e Londrës e shtyu vendimin përfundimtar për statusin e Shqipërisë..." Ana e panjohur e Konferencës së Londrës e 1913-ës Dossier

DOSSIER/ “Përballë këtyre vështirësive, Konferenca e Londrës e shtyu vendimin përfundimtar për statusin e Shqipërisë..." Ana e panjohur e Konferencës së Londrës e 1913-ës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT