• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Shërbimi sekret ITALIAN: Shqiptarët organizata para-mafioze, janë kërcënim. Udhëheqin drogën
Home
Sociale

Shërbimi sekret ITALIAN: Shqiptarët organizata para-mafioze, janë kërcënim. Udhëheqin drogën

21 February, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Shërbimi sekret italian kanë depozituar në parlament raportin vjetor për vitin 2017 lidhur me gjetjet dhe sfidat e sigurisë kombëtare.

Në gjetjet e këtij raporti rezulton se shqiptarët janë një kërcënim i madh i sigurisë italiane, për sa i takon bandave të cilësuara si para-mafioze, të përfshira kryesisht në trafikun e lëndëve narkotike.

Këto grupe përmenden edhe për krime si grabitjet, shfrytëzimin e prostitucionit dhe lidhjet me xhihadizmin terrorist.

Në këtë raport më konkretisht thuhet sa i takon tipareve të këtyre grupeve:

Nga ana e saj kriminaliteti i huaj në Itali – i përbërë mbitëgjitha nga grupe nigerianësh, rusofonësh, shqiptarësh, kinezësh dhe pakistanezësh po shfaq gjithnjëq e më shumë një vokacion të dyfishtë: i pari, banditesk, me banda të pritura kryesisht ndaj grabitjeve dhe shpërndarje droge; e dyta, para-mafioze, me grupe me një vokacion të theksuar kriminalo-sipërmarrës.

Për trafikun e drogës duket se shqiptarët kryesojnë. Raporti thotë:

Si rrjedhojë e rolit të dorës së parë të ushtruar në trafikun e lëndëve norakotike me prejardhje nga Ballkani, organizatat kriminale shqiptare janë ato që lidhin më shpesh marrëdhënie bashkëpunimi me organizatat kriminale italiane. Përballë një angazhimi në rritje në administrimin e rrugëve ndërkombëtare të kokainës dhe marijuanës, grupet shqiptare mbeten tejet aktive edhe në krimet e grabitjes dhe të shfrytëzimit të prostitucionit.

Një tjetër çështje është edhe ajo e emigrantëve, për të cilën ne raport evidentohet se gjate dy viteve te fundit, nga Shqipëria nuk është regjistruar mbërritja e tyre. Ky raport vjen në kohen kur vendi ynë është duke u përgatitur për të nënshkruar nje marrëveshje me Frontex për kontrollin e kufijve.

Gjithashtu, mësohet se në 2017-n, 6 shqiptarë janë përjashtuar nga Itali, si të dyshuar për lidhjet e tyre me xhihadizmin terrorist.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E tërheq nga flokët dhe i gris rrobat, gruaja bën "copë" të dashurën e burrit në mes të rrugës
Previous article “Mos na vrisni ëndrrën”! Tifozët korçarë në mbrojtje të Skënderbeut

F.autor

Postime të ngjashme

"LIRONI ÇUNAT"/ Protestuesit nisin marshimin drejt komisariatit nr. 3 Aktualitet

"LIRONI ÇUNAT"/ Protestuesit nisin marshimin drejt komisariatit nr. 3

ZJARR NË MALIN E SHËNGJINIT/ Digjen sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi, vijon ndërhyrja e zjarrfikësve Aktualitet

ZJARR NË MALIN E SHËNGJINIT/ Digjen sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi, vijon ndërhyrja e zjarrfikësve

AKSIDENTI TRAGJIK I AUTOBUZIT TIRANË-DURRËS/ Nënë e bijë transportohen drejt Greqisë për ndihmë më të sspecializuar Aktualitet

AKSIDENTI TRAGJIK I AUTOBUZIT TIRANË-DURRËS/ Nënë e bijë transportohen drejt Greqisë për ndihmë më të sspecializuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT