• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHËRBIMI I RI ONLINE/ Saktësimi i adresës, procedurë e thjeshtë përmes “e-Albania” (VIDEO)
Home
Sociale

SHËRBIMI I RI ONLINE/ Saktësimi i adresës, procedurë e thjeshtë përmes “e-Albania” (VIDEO)

7 January, 2021 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Saktësimin e adresës, nga sot çdo qytetar mund ta bëjë pa patur nevojë të shkojë në zyrën e Gjendjes Civile. Ky është shërbimi i ri online, i ofruar nga Gjendja Civile në bashkëpunim me AKSHI-n. Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile Bledar Doracaj ka shpjeguar hapat e thjeshtë që ndiqen për të kryer gjithë procedurën, që merr fare pak kohë. Zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko theksoi se veç këtij procesi, po vijon puna për të plotësuar bazën e të dhënave përmes vetëdeklarimit të adresës së shqiptarëve që jetojnë jashtë, por edhe me kompletimin e sinjalistikës në njësitë vendore.

“Pas tre dekadash i japim fund një problemi shumë të gjatë në fakt të mungesës së adresave të shtetasve shqiptarë. Bashkimi i regjistrit të shtetasve me regjistrin e  adresave, ka krijuar tani një regjistër të konsoliduar ku shteti shqiptar e ka të qartë dhe të konsoliduar se ku ndodhen shtetasit e vet. Me shërbimet e reja online gjithashtu, ju keni mundësi të saktësoni adresën tuaj nëpërmjet shërbimit e-Albania, të aksesueshëm nga kompjuteri i shtëpisë, nga celulari juaj, duke evituar kështu të gjithë kalvarin e vajtjes nëpër zyra, të burokracive, apo të kohës së humbur”, tha Zëvendësministrja e Brendshme Romina Kuko.

Dy hapat e tjerë të radhës të rëndësishëm janë, e para, vetëdeklarimi i shtetasve shqiptarë që banojnë jashtë Shqipërisë; – kjo për të konsoliduar adresën e tyre në mënyrë që të marrin shërbime dhe të kenë mundësi të zgjedhin; dhe hapi i dytë është, konsolidimi i infrastrukturës dhe të gjithë sinjalistikës me njësitë vendore, në të gjitha bashkitë e Shqipërisë.

“Prej më shumë se një vit Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, Ministria e Brendshme, ka filluar procesin e “popullimit”, ku janë bërë importimi i të dhënave sipas procesit në data bazën qendrore të DPGJC, në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, dhe sot kemi një shtim të numrit të personave, që kanë saktësuar adresën e tyre.  Por për të lehtësuar punën dhe për t’u qenë sa më pranë qytetarëve në këto ditë të fillimit të vitit, ne sot po lançojmë edhe projektin e ri së bashku me AKSH-in”, tha Drejtori i Përgjithshëm i GJC Bledar Doracaj.

Sot, çdo shtetas shqiptar i cili ka një adresë të pasaktësuar ende, mund ta saktësojë adresën duke u loguar në platformën e-Albania, me kredencialet e tij, dhe menjëherë, një nga rubrikat që shfaqet aty, është rubrika e saktësimit të adresës.

Mjafton që qytetari të logohet, të japë kredencialet e tij, të klikojë te “bashkia”, më pas te “njësia administrative” dhe kështu me radhë te të gjithë rubrikat përbërëse të gjendjes civile për të saktësuar adresën e tij, duke ngarkuar thjesht një dokument, i cili e lidh vetë personin, shtetasin, me adresën ku ai banon dhe në pak minuta adresa saktësohet nga nëpunësi i zyrës së Gjendjes Civile, i cili e merr informacionin nëpërmjet Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile.

Kjo është një risi tjetër, që u vijmë në ndihmë qytetarëve duke lehtësuar dhe duke eliminuar prezencën e tyre fizike pranë zyrave të Gjendjes Civile. Vetëm pak minuta, në platformën e-Albania, për të bërë saktësimin përfundimtar të adresës dhe shtetasi të ketë një adresë të rregullt, funksionale, nëpërmjet të cilës pastaj mund të përfitojë të gjitha shërbimet që lidhen me adresën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRITET ZYRTARIZIMI I BIDEN SI PRESIDENT/ Ligjvënësit amerikanë kërkojnë hetim të forcës policore që mbron Kapitolin
Previous article ZGJEDHJET E 25 PRILLIT/ Qytetarët vlerësojnë Bashën: Delegimi i Gaz Bardhit në Elbasan ishte vendimi i duhur për fitoren (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

SPAK KËRKON SËRISH ARRESTIMIN E BALLUKUT? Klodian Braho: Mungesa e masës nuk ndalon hetimin. Për ne deputeti... Aktualitet

SPAK KËRKON SËRISH ARRESTIMIN E BALLUKUT? Klodian Braho: Mungesa e masës nuk ndalon hetimin. Për ne deputeti...

DETAJET E PARA/ Policia “çmonton” call center-in në Shkodër, 5 në pranga dhe mbi 15 nën hetim Aktualitet

DETAJET E PARA/ Policia “çmonton” call center-in në Shkodër, 5 në pranga dhe mbi 15 nën hetim

GJYQI ME PROKURORIN OLS DADO/ Kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në ambientet e Gjykatës Administrative Aktualitet

GJYQI ME PROKURORIN OLS DADO/ Kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në ambientet e Gjykatës Administrative

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT