• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHERBIMI I PROVES/ Reforma e “Drejtësisë” që largoi 63 punonjës të emëruar në shkelje të ligjit
Home
Uncategorized

SHERBIMI I PROVES/ Reforma e “Drejtësisë” që largoi 63 punonjës të emëruar në shkelje të ligjit

21 March, 2018 F.autor Aktualitet, Drejtësi, Uncategorized

Ministria e Drejtësisë thellon reformimin e institucioneve të varësisë, duke i futur ato në “shinat” e ligjshërisë. Drejtoria e Shërbimit të Provës, pasi ka kaluar në sitën e burimeve njerëzore strukturën e saj, ka konstatuar se 63 punonjës janë emëruar 3 vitet e fundit në kundërshtim me ligjin për Nëpunësin Civil.

Kjo do të thotë se asnjëri prej tyre nuk i është nënshtruar konkursit pranë Departamentit të Administratës Publike. Një standard i panegociueshëm ky, si detyrim i Shqipërisë në përafrimin e standardeve të BE për administratën.

Engjëll Hysi, njëherazi bashkëshorti i deputetes socialiste Vasilika Hysi, i tha AlpeNews.al se i gjithë ky proces i është nënshtruar procedurave standarde. Sipas tij, në muajin shtator Departamenti i Administratës Publike ka ushtruar një audit te Shërbimi i Provës, ku midis të tjerash ka konstatuar se 63 punonjës janë emëruar 3 vitet e fundit në kundërshtim me ligjin për Nënpunësin Civil.

Pra 63 punonjës, janë emëruar nga ish-drejtori pa konkuruar pranë DAP. Dhe në muajin shkurt të këtij viti, DAP ka dërguar raportin përfundimtar, në rekomandimet e të cilit, përcaktohet ndërprerja e marrëdhënieve të menjëhershme me punonjësit e rekrutuar në kundërshtim me ligjin për nënpunësin civil.

Para disa ditësh, punonjësit janë njoftuar zyrtarisht të paraqiten te drejtoria e burimeve njerëzore, për të diskutuar ndërprerjen e marrëdhënieve të punës mbi bazën e rekomandimeeve të DAP.

Në takimin që është zhvilluar u është shpjeguar shkaku ligjor i ndërprerjes, duke shmangur presionet për dorëheqje apo ndjekjen e rregullave ekstraligjore.

Pas këtij komunikimi të kryer nga një komision i ngritur për këtë rast, veprimet për ndërprerjen e marrëdhënieve të punës të 63 punonjësve, do të kryhen me kujdesin maksimal, pasi bëhet fjalë për një institucion që mbikëqyr persona të dënuar me masa alternative.

Përgatiti: Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Lautaro do të ketë një klauzolë 111 milionë € tek Inter”
Previous article "Më tërheq fuqia jote"/ Rasheli i postoi foton nga shtrati, reagon Ermal Mamaqi: Ti ke lujt menç mi...

F.autor

Postime të ngjashme

DHUNA NË PROTESTA/ Policia udhëzon Komisariatet: Numra identifikimi për efektivët, mbrojtje për të miturit Aktualitet

DHUNA NË PROTESTA/ Policia udhëzon Komisariatet: Numra identifikimi për efektivët, mbrojtje për të miturit

PROTESTA/ Katër të lënduar në spitalet e Tiranës, mes tyre dy efektivë policie Aktualitet

PROTESTA/ Katër të lënduar në spitalet e Tiranës, mes tyre dy efektivë policie

SHESHI SKËNDËRBEJ KTHEHET NË "SHTETRRETHIM"/ Policia bllokon hyrje-daljet, protestuesit hedhin molotovë Aktualitet

SHESHI SKËNDËRBEJ KTHEHET NË "SHTETRRETHIM"/ Policia bllokon hyrje-daljet, protestuesit hedhin molotovë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT