• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
SHËRBIMET SHTETËRORE DO BËHEN ONLINE/ Balluku: Do ofrojmë trajnim për ata që nuk kanë…
Home
Ekonomi

SHËRBIMET SHTETËRORE DO BËHEN ONLINE/ Balluku: Do ofrojmë trajnim për ata që nuk kanë…

26 December, 2019 k.autor Ekonomi

Brenda vitit 2020, rreth 91 % e shërbimeve shtetërore pritet të bëhen online. Kjo ka qenë deklarata e ministres së Energjisë dhe Infrastrkturës Belinda Balluku teksa vizitoi sot prezantimin e shërbimeve online në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Tiranë.

Balluku tha se Ministria e Infrastrukturës si njësi qendrore do të kalojnë online brenda vitit. Ajo tha se do ofrohet shërbim teknik për qytetarët që nuk kanë mundësi të përdorin teknologjinë deri në momentin e përvetësimit të saj. Disa shërbime tha ajo, ku është e nevojshme paraqitja fizike (siç është kolaudimi i makinave) do vijojnë të qëndrojnë ashtu siç janë.

“Drejtoria e Përgjithshme e Transportit rrugor ka nisur të na tregojë të gjithëve ne sa e lehtë është që qytetarët të trajnohen për të përfituar shërbimet online që do të ulin kohën e pritjes dhe do iu ndihmojnë të kurseni kohë dhe para. Nga 1 Janari të gjitha njësitë do vijojnë të shërbejnë online. Në E-Albania çdo qytetar do mund të aksesojë. Fillimisht kjo do të bëhet përmes sporteleve në mënyrë që me kalimin e muajve që të gjithë qytetarët të mund ta përdorin vetë. E kemi provuar edhe më herër me bashkëqeverisjen. Vetëm disa nga shërbimet do kërkojnë paraqtje fizike, siç është kolaudimi i makinës. Ajo që do të ndodhë është që qytetari nuk do mbajë më përgjegjësi për letrat dhe dokumenacionet. Gjithçka do jetë online. Qytetarët do impenjohen më pak. Ne do komunikojmë për këtë proces. Ne synojnë që në fund të vitit 2020 që 91% e shërbimeve të bëhen online. Vetëm ministria e Infrastrukturës si njësi qendrore do të kalojë online brenda vitit 23 shërbime, ndërsa më pas pritet të shkojnë drejt 50 shërbimeve online. Janë një listë e gjatë shërbimesh. Lejet minerare, liçensimet, janë 23 shërbime nga ministria dhe drejtoritë e tjera që kalojnë online nga 1 Janari. Do ofrojmë shërbime teknike që edhe ai që nuk ka mundësi të përdorë kompjuter të marrë shërbimet online”, tha Balluku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA TEATRI TE UNAZA E MADHE/ Veliaj prezanton projektet që marrin udhë në 2020: Askush nuk do guxojë të ndalë “orën” e Tiranës
Previous article KRISHTLINDJET/ Trump mesazh urimi amerikanëve: Të ringjallim shpresën tonë për paqe mes kombeve

k.autor

Postime të ngjashme

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE Ekonomi

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton Ekonomi

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et Ekonomi

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT