Para dy ditësh janë zbuluar 2 qendra estetike të kthyera në baza prostitucioni në Tiranë, të cilat ishin në pronësi të dy vëllezërve Roshi.
Mario dhe Andi Roshi, përkatësisht 26 dhe 29 vjeç u arrestuan nga policia e Tiranës. Ata punësonin vajza për masazhatore dhe i shfrytëzonin për prostitucion ndërsa ditën e sotme gjykata ka dhënë masat për dy vëllezërit.
Mario Roshi nën akuzë për shfrytëzim prostitucioni dhe për mbajtje të lokaleve për prostitucion, ndërkohë i vëllai, Andi Roshi mban akuzën vetëm për mbajtjen e lokaleve për prostitucion.
Gjykata ka vendosur, arrest me burg për Mario Roshin dhe arrest shtëpie për Andi Roshin. Aktualisht janë nën hetim menaxherja, S.D, 21 vjeç dhe 5 vajza që punonin në këto qendra.


