Ilir Beqaj ka ndarë një postim në llogarinë e tij në “facebok” ku shkruan për shërbimin shëndetësor pa pagesë dhe personat që kanë nevoj për këtë shërbim për të përballuar Covid-19 duhet t’i drejtohen programit qeveritar e-albania për rregjistrim, shkruan Alpenews.al.
Postimi i Ilir Beqaj:
Mjeku i familjes është çelësi për të hyrë në sistemin e kujdesit shëndetësor publik dhe për të marrë shërbim shëndetësor pa pagesë. Në këto kohë të përballjes me Covid 19, çdo kush duhet të vendosë një komunikim të ngushtë me të. Janë të shumë qytetarët që nuk e dijnë se kush është mjeku i vet i familjes.
Nga dita e djeshme, ka edhe një mënyrë më shumë për të mësuar se kush është mjeku i familjes i gjithë seicilit.
Çdo kujt që ka nevojë të përdorë portalin qeveritar e-albania, në momentin e qasjes në platformë një dritare lajmëruese i tregon se kush është mjeku i families.
Po ilustroj me çfarë lajmërimi mora vetë sot në mëngjes.




