Banka Botërore ka deklaruar këtë të mërkurë se gati gjysma e popullsisë në botë jeton me më pak se 5.50 Dollarë në një ditë, duke shënuar rritje të të varfërve në vendet e pasura.
Me një vlerë ditore prej 5.50 dollarëve në ditë, varfëria globale ka rënë në 46 për qind nga 67 për qind në periudhën e viteve 1990-2015.
Duke u bazuar në raportin e dytë vjetor, varfëria në nivel global është ende në nivel tejet të lartë, pasi rritja ekonomike nuk ka qenë e njëjtë për të gjitha rajonet dhe shtetet.
Banka konstaton se numri i përgjithshëm i personave që jetojnë në varfëri ka rënë në më shumë se 68 milionë persona në mes të viteve 2013 dhe 2015.
Muajin e kaluar, varfëria ekstreme ka rënë në 10 përqind në 2015, ndonëse ka njoftuar edhe një herë se në disa shtete nuk është duke u ndarë në mënyrë të barabartë rritja ekonomike.
Në raport thuhet se trendet aktuale tregojnë se synimi i Bankës Botërore për të ulur nivelin e varfërisë ekstreme në më pak se tre për qind të popullsisë botërore, mund të jetë i paarritshëm.


