• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SHENJAT JANË…”/ Edhe 30-vjeçarë në spital me Covid në Shqipëri, specialistët: Virusi nuk është dobësuar
Home
Sociale

“SHENJAT JANË…”/ Edhe 30-vjeçarë në spital me Covid në Shqipëri, specialistët: Virusi nuk është dobësuar

15 June, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Në spital po shtrohen edhe mosha të reja, të prekur me Covid-19. Mjekja e Spitalit Infektiv, Migena Qato thotë se në pavion po marrin ndihmë edhe të rinj të moshës 30 vjeç:

“Sigurisht që edhe moshat e reja nuk po mungojnë tek të hospitalizuarit, ndaj mosha nuk po paraqet më një faktor riskues nga njëra anë, por edhe lehtësues nëqoftëse mendojmë për pjesën tjetër”.

Shumica e të shtruarve janë të moshës 50-60 vjeç. Të shtuar për shkak të komplikacioneve nga Covid janë 50 persona, një rritje e ndjeshme në krahasim me dy javë më parë, ku numëroheshin vetëm 28 pacientë:

“Numri aktual i pacientëve që paraqiten të infektuar dhe për rrjedhojë dhe të paraqitur në urgjencën tonë, pra të hospitalizuar është evident në rritje. Në urgjencën tonë po paraqiten diku tek 10 raste”.

Mjekët specialistë thonë se virusi nuk është dobësuar. Pacientët të cilët shtrohen në spital paraqiten me të njëjtat shenja klinike si në fillim të pandemisë:

“Shenjat kryesore me të cilat ata paraqiten janë temperatura e lartë, vështirësia në frymëmarrje, që është pjesa që na preokupon më tepër nga simptomat e pacientëve. Pastaj edhe shenjat e përgjithshme si dhimbjet muskulare, artikulare, dobësia trupore, anoreksia. 

Shenjat klinike nuk kanë diferencë nga shenjat e para që përmendët ju, të 8 Marsit. Pacientët vazhdojnë të jenë me ankesa dhe me manifestime klinike problematike, mesatare në të rëndë”.

Ekspertët e shëndetësisë e shohin me risk të lartë shtimin e numrit të pacientëve në spital. Ata thonë se mosrespektimi i karantinës nga personat pozitivë dhe shkelja e masave anticovid po sjellin shtim të rasteve nga dita në ditë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Të mos ngatërrojmë “hallin” e PD-së, me hallin e demokracisë
Previous article VETINGU/ "Ngec" një tjetër gjyqtare, shkarkohet nga detyra prej dy apartamenteve të pajustifikuara

F.autor

Postime të ngjashme

“ZVËRNECI NUK DUHET PREKUR”/ Artan Shkreli: Aeroporti i Vlorës do dëmtojë... Aktualitet

“ZVËRNECI NUK DUHET PREKUR”/ Artan Shkreli: Aeroporti i Vlorës do dëmtojë...

"KRIM I MADH URBAN, PRISHJA E..."/ Artan Shkreli: Ne sot vuajmë për një vend parkimi, jemi shumë mbrapa Aktualitet

"KRIM I MADH URBAN, PRISHJA E..."/ Artan Shkreli: Ne sot vuajmë për një vend parkimi, jemi shumë mbrapa

AKSIDENT NË SHËNGJIN/ Makina përplaset keq me motorin, dy persona... Aktualitet

AKSIDENT NË SHËNGJIN/ Makina përplaset keq me motorin, dy persona...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT