Report Tv ka siguruar pamje të vendngjarjes së ekzekutimit mbrëmë të 38-vjeçarit Delon Troqe, Pamjet janë regjistruar pak orë pas vrasjes dhe shihen qartë shenjat që kanë lënë plumbat e kallashnikovëve.
Të dukshme janë vendet në murin e Servisit që tregojnë mbi 20 plumbat drejtuar viktimës .Po ashtu ,edhe pse është hedhur ujë për ta pastruar, në trotuar duken gjurmët e gjakut.Sipas policisë janë kqyrur të gjitha kamerat e sigurisë, por ende nuk ka informacion.


