• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHËNIM/ Si e dënojnë Gjermania dhe Austria, SHPIFJEN në media
Home
Aktualitet
Media

SHËNIM/ Si e dënojnë Gjermania dhe Austria, SHPIFJEN në media

18 December, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Media

Një pjesë e gazetarëve shqiptarë këtë të mërkurë protestuan para kuvendit që qeveria të tërhiqej nga paketa  anti-shpifje.  Në kuvend, kryeministri Edi Rama në një fjalë të gjatë në mbrojtje të këtij drafti që ka 1 vit që është hartuar, edhe pse diskutimet e rralla nuk kanë qenë të frytshme, me ironi i quajti gazetarë heronj, teksa në të vërtetë i etiketoi ata si shkelës së të drejtave të qytetarëve.

Kryeministri Rama solli disa shembuj të shteteve të BE duke icilësuar se kanë ligje më të forta se ne. Kushtetuta e vendeve të BE si Gjermania dhe Austria e kanë të shkruajtur me ligj se në rastet e shpifjes, dënimi do të jetë me gjobë ose burg. Ligji “anti-shpifje” që qeveria i ka prezantuar parlamentit i bën, mediat online të verifikueshme dhe me adresë të regjistruara sipas ligjit.

Ky ligj sipas qeverisë do të largojë “shpifjen” dhe do të drejtojë gazetarinë të bazohet në fakte dhe jo në opinione.

Por si e kanë Gjermania dhe Austria ligjin për “shpifjen”:

Gjermania:

Sipas nenit 186 të Kodit gjerman të Procedurës Penale, shpifja përcaktohet si ”pohim apo shpërndarje e një fakti të lidhur me një tjetër person që mund të dëmtojë reputacionin e tij apo mund të ndikojë negativisht në opinionin publik për të”.

Ajo dënohet me gjobë apo burgim deri në një vit. Një dënim me burg deri në dy vite mund të vendoset nëse veprimi është ”kryer publikisht apo nëpërmjet shpërndarjes së materialeve”.

Ndërkohë, sipas nenit 187 të këtij kodi, përgojimi konsiston në një deklaratë shpifëse, të cilën folësi e di që është false dhe që përdoret për të dëmtuar reputacionin e personit apo për të rrezikuar besueshmërinë e tij”. Dënimi është gjobë apo burgim deri në dy vite. Dënimi deri në pesë vjet mund të vendoset nëse veprimi është bërë publikisht apo nëpërmjet medias.

Austria:

Ndërkohë, Kodi austriak i Procedurës Penale, në nenin 297 përcakton se shpifja është të akuzosh dikë për një veçori ose prirje të keqe, sjellje të pandershme ose një sjellje fyese ndaj moralit të mirë, që mund ta denigrojë atë person ose mund ta dëmtojë atë në sytë e publikut.

Dënimi përfshin gjashtë muaj burg ose me gjobë të barasvlefshme me 360 ditë pune. Për shpifje të kryer nëpërmjet medias, televizionit “ose me ndonjë mjet tjetër nëpërmjet të cilit përmbajtja e shpifjes është bërë e arritshme për një publik më të gjerë”, ndëshkimi i mundshëm është deri në një vit burg ose gjobë të barasvlefshme me 760 ditë pune.

Për përgojimin, kodi austriak thotë se është ”të akuzosh një person tjetër gabimisht dhe me vetëdije për një vepër penale për moszbatim të një detyre zyrtare, në atë mënyrë që e vë personin në rrezik për ndjekje penale. Dënimi është deri në një vit burg ose gjobë e barasvlefshme deri në 720 ditë pune.

Megjithatë, nëse akuza ka të bëjë me një vepër penale që dënohet me burgim mbi një vit, dënimi përfshin gjashtë muaj deri në pesë vjet burg. /ALPEnews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS VENDIMIT PËR SALIANJIN/ Rrjeti "shpërthen" në meme. "Zogu i Tiranës" e pret në...
Previous article MOTO GP/ Rossi braktis motorët për makinat: Aty shoh të ardhmen time

k.autor

Postime të ngjashme

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit Aktualitet

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius

AKSIDENT TRAGJIK NË FIER/ Përplaset për vdekje një person Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË FIER/ Përplaset për vdekje një person

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT