• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHËNIM/ Rritja e inflacionit në tetor nuk është lajm i keq zoti Basha, por i mirë për ekonominë
Home
Politikë

SHËNIM/ Rritja e inflacionit në tetor nuk është lajm i keq zoti Basha, por i mirë për ekonominë

21 November, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Inflacioni i rritur lehtësisht për muajn tetor që është sërisht rreth 3 % është një lajm i mirë për ekonominë tonë megjithëse grafiku që u paraqit nga lideri i Partisë Demokratike ishte sipas tij, për të treguar të kundërtën.

Zoti Basha i përcolli me  tonalitetin e duhur deklaratat e gabuara të shkruara nga krye-ekonomistët e PD-së, por nuk mjafton vetëm tonaliteti por duhet dhe argumenti që ai të jetë i besueshëm.

E para, rritja e lehtë e inflacionit tregon se politika monetare e uljes së normave të interesit apo e rritjes së bazës monetare nga Banka e Shqipërisë ka dhënë efektin që prisnim, një rritje të konsumit, rritje e cila padyshim shoqërohet me një rritje të kontrolluar të inflacionit.

Kjo tregon që zgjerimi i fundit i bazës monetare është shoqëruar me rritjen e shpejtësisë së qarkullimit të parasë dhe / ose me faktin që multiplikatori i parasë ka qenë i qendrueshëm.

Së dyti, doktrina tradicionale ekonomike nënkupton që inflacioni duhet të rritet ndërsa fillon rimëkëmbja ekonomike. Ekonomistët pranojnë se ekziston një marrëdhënie midis papunësisë dhe inflacionit: Kur rritet punësimi inflacioni rritet.

Ndaj rritja e inflacionit edhe pse e vogël është një shenjë pozitive që ndoshta ekonomia ka filluar të marrë trajektoren e rimbëkëmjes

Së treti, pas krizës së vitit 2008 problem për ekonomitë ka qënë Deflacioni dhe jo Inflacioni. Deflacioni është ulja e indeksit të çmimeve dhe është tipari kryesor që shoqëron recesionet e thella, i vështirë për t’u kuruar nga politikat fiskale dhe monetare të marra sëbashku. Që nga viti 1933 kur Irving Fisher paraqiti teorinë e tij të deflacionit kjo teori asnjëherë nuk është provuar e gabuar .

Vendet poshtë vijës së kuqe të grafikut të paraqitur nga PD kanë hyrë në një mjedis deflacionist, gjë që tregon se kërkesa ka rënë më shumë së oferta. Shqipëria është mbi vijën e kuqe edhe ky është lajmi më i mirë që kemi dëgjuar për ekonominë tonë gjatë Covid -19.

Askush nuk duhet të shqetësohet për inflacionin e rritur lehtësisht gjatë tetorit 2020. Përkundrazi është një dritë e vogël shprese për ekonominë tonë. Por ne duhet të shqetësohemi për cektësinë e  ekonomistëve të Bashës të cilët synojnë të marrim pushtetin.(SI)

Grafiku i paraqitur dje nga Basha gjatë emisionit “Opinion”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKENARI I PERGATITUR DITË MË PARË/ Pas Bashës e Berishës, PANIKUN e nxit dhe... Jul Deda
Previous article ILIR BEQAJ/ Lëshimi i recetave me rimbursim për Covid-19

F.autor

Postime të ngjashme

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor Politikë

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor

"LIRONI ÇUNAT..."/ Protestuesit bllokojnë aksin para Drejtorisë së Policisë, vendosin një kosh mbeturinash dhe… Aktualitet

"LIRONI ÇUNAT..."/ Protestuesit bllokojnë aksin para Drejtorisë së Policisë, vendosin një kosh mbeturinash dhe…

MË ZUNË PRITË ME SHARJE DHE FYERJE/ Iris Luarasi flet për incidentin para hyrjes në Parlament: Më akuzuan se nuk mbroj gratë, ndërkohë që… Politikë

MË ZUNË PRITË ME SHARJE DHE FYERJE/ Iris Luarasi flet për incidentin para hyrjes në Parlament: Më akuzuan se nuk mbroj gratë, ndërkohë që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT