• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHËNIM/ Paralajmërimi që mund të hedhë në erë marrëveshjen e djeshme
Home
Politikë

SHËNIM/ Paralajmërimi që mund të hedhë në erë marrëveshjen e djeshme

6 June, 2020 F.autor Politikë

Pas ditë të tëra negociatash, me orare të zgjatura dhe praninë e ambasadorëve kryesorë perëndimorë në Tiranë, që iu rrinin te koka për t’i “këshilluar”, përfaqësuesit e opozitës, asaj që është jashtë Parlamentit, dhe mazhorancës, më në fund ranë dakord për një marrëveshje për reformën zgjedhore.

Një marrëveshje, që në fakt nuk ndryshon shumë situatën, pasi me përjashtim të identifikimit biometrik, nuk u arrit ndpnjë gjë e re.

Për më tepër që një prej kushteve kryesorë të ODHIR, ai për depolitizimin e komisionerëve dhe administratës zgjedhore, nuk u plotësua.

Edhe këtë radhë, mazhoranca dhe opozita thanë se do ta plotësojnë në zgjedhjet e tjera këtë kusht.

Megjithatë, edhe pse e paplotë, e rëndësishme është që tani kemi një marrëveshje, që në një farë mënyrë ka kënaqur të gjithë palët, ndërkombëtarët, opozitën, mazhorancën.

Ose më saktë, pothuajse të gjithë.

Sepse gjatë këtyre negociatave të ethshme dhe të gjata, ishte edhe një palë tjetër, që u anashkalua dhe injorua, me argumentin se me këta e gjejmë gjuhën.

Është fjala për opozitën parlamentare, e cila edhe pse e ironizuar dhe bërë shpesh objekt humori, është faktor kryesor për zbatimin e marrëveshjes së arritur mbrëmjen e së premtes.

Vota e saj, vë në zbatim, ose hedh poshtë marrëveshjen.

Dhe, nga ajo që paralajmëruan sot, duket se tani ndërkombëtarët dhe mazhoranca, do të kenë një problem të ri: T’iu mbushin mëndjen opozitës parlamentare, të votojnë pro marrëveshjes.

Myslim Murrizi deklaroi në emër të opozitës parlamentare, se 39 votat e tyre, janë kundër kësaj marrëveshje.

Opozita parlamentare ka tre kushte: Lista të hapura, administratë zgjedhore jo politike dhe votën e emigrantëve.

Kushte këto, që janë hedhur poshtë nga tryeza e Këshillit Politik.

Në mënyrë që mos të kemi një rrëzim të marrëveshjes për reformën zgjedhore në Kuvend, ndërkombëtarët dhe mazhoranca tani duhet të negociojnë edhe me opozitën parlamentare.

Nga ajo që u tha sot pas takimit me ambasadorët Kim dhe Soreca, duket e vështirë që opozita parlamentare të bindet, pa marrë asnjë gjë.

Të paktën të zbatohet një prej kushteve të tyre.

Vota e emigrantëve në këto zgjedhje është përjashtuar.

Edhe depolitizimi i administratës po ashtu, duke qenë se gjithë lufta deri më tani pikërisht për këtë të fundit u bë.

E vetmja gjë që mund të negociohet me opozitën parlamentare është pika për listat e hapura.

Tani ajo që duhet parë, është si de veprohet dhe a do kënaqet opozita parlamentare.

Në të kundërt, gjithë përpjekjet disa ditore për arritjen e marrëveshjes së të premtes mbrëma, do të shkonin kot, pasi pa votat e opozitës parlamentare, reforma zgjedhore nuk mund të votohet në Kuvend.

(TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBLEDHJA E KËSHILLIT POLITIK/ Gjiknuri: Brenda pak ditësh miratojmë pikat e dakordësuara
Previous article NDODH NË BERAT/ Sherr mes dy familjesh për...ullintë. Plagosen PESË persona

F.autor

Postime të ngjashme

MBLIDHET SOT GRUPI I PS/ Në fokus integrimi në BE dhe investimi në Zvërnec! Axhenda e plotë Breaking News

MBLIDHET SOT GRUPI I PS/ Në fokus integrimi në BE dhe investimi në Zvërnec! Axhenda e plotë

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit Politikë

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar Politikë

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT