Prej ditësh çështja e Teatrit Kombëtar është kthyer në kryefjalën e debatit e opinionit publik. Ndërkohë që qytetarët ndahet në pro ose kundër prishjes së godinës dhe ndërtimit të një të reje, kryedemokrati Lulzim Basha e ka kthyer këtë kauzë në të vetën.
Pasi dështoi hapur në rrëzimin e kryeministrit Rama dhe pengimit të zgjedhjeve të 30 qershorit, çështja e Teatrit duket ti ketë dalë “në shteg” për të sulmuar edhe njeherë nga e para qeverinë Rama.
E megjithatë, në kete betejë të radhës, Basha duket i vetëm dhe pa aleaten e tij kryesore, kryetaren e LSI.
Monika Kryemadhi është “zhdukur” prej 1 jave nga rrjetet sociale e si rrjedhojë nuk kemi parë ende asnje qendrim të sajin për Teatrin.
Postimi i saj i fundit lidhet me reformën në drejtësi.
Ajo që vlen te permendet është se vetëm 2 ditë me parë, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili u shpreh i gatshem të ulet me Ramën për zgjidhjen e krizës duke perforcuar edhe njëherë zërat për një përçarje të mundshme midis PD dhe LSI.
E ndërsa ditët kalojnë, e Basha nenshkruan marreveshje me artistët, ende nuk dimë se cili është qendrimi i Monika Kryemadhit për këtë… në një kohë kur bashkeshorti Ilir Meta depozitoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shpallen antikushtetuese të ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Përgatiti: AlpeNews.al


