Ky debati i Petrit Vasilit për vizën është qesharak. Kur SHBA të refuzon vizën, kjo nuk ka lidhje, nëse ke vizë në pasaportë apo jo.
Siç ta thonë, edhe në zyrën konsullore, kur të japin vizën, ajo nuk është vizë, por e drejte për të aplikuar për vizë në një pikë hyrje në SHBA. Vendimi për vizë jepet atje në kufi.
Kur ka vendim politik për të të hequr vizën, nuk ka fare rëndësi nëse ke vizë në pasaportë apo jo, dhe sa vite e ke. Vasili edhe atë që kishte, e kishte tremujorëshe te skaduar, por mund ta kishte dhe trevjecare aktive, dhe nuk shkon dot në SHBA, po qe se ta kanë hequr vizën. Biles mund të pyes Berishën që e ka pasur pesëvjecare.
Pasta jai duhet të ketë pak besim tek Zëri I Amerikës, se fal Zërit të Amerikës dhe ato që ka transmetuar, opozita ka marr vendim të djeg mandatet.
Ata justifkuan djegien e mandateve dhe mos hyrjen në zgjedhje se kanë dëgjuar tek VOA për dosjen 339. Vete Vasili ka thënë që SHBA I thotë të vërtetat përmes VOA. Si shkollëshumë që është, duhet të besoj më shumë tek VOA.
Por po qe se këmbngul që ka vizë, t’ia hip avionit e të shkoj në SHBA, se ja pagujmë ne si gazetë biletën dhe gjithë shpenzimet. Kështu na e mbyll gojën. Nuk besoj të thotë si Berisha që jam plak e nuk lëviz dot.


