• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHËNIM/ Bie Presidenti. Nga sot, Ilir Meta është vetëm burri i Monikës
Home
Politikë

SHËNIM/ Bie Presidenti. Nga sot, Ilir Meta është vetëm burri i Monikës

3 November, 2018 F.autor Breaking News, Politikë

Asgjë e papritur nga politikani Meta. Ka mbetur aty ku e kishim lënë. Ilir Meta, nuk e ka dekretuar Sandër Lleshin si ministër i Brendshëm.

Presidenca sqaron se Meta nuk është i bindur për kandidaturën e Lleshit në krye të ministrisë së Brendshme duke mos dhënë asnjë arsye.

Reagimi:

“ Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta nuk ka krijuar bindjen e plotë për t’i dhënë besimin kandidaturës së Z.Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm.”-thuhet në reagimin e Metës.

Kjo është hera e parë që një president i shtetit shqiptar nuk pranon të dekretojë një ministër.

Mediat paralajmëruan edhe më herët që Presidenti i Republikës nuk do ta dekretonte Lleshin në këtë post, pasi sipas tyre, Meta kërkonte në këmbim të dekretimit të ministrit të brendshëm të bënte ‘pazar’ politik me Ramën duke kërkuar nga ana e kreut të ekzekutivit mbështetje për të marrë kreun e KLSH-s.

Por, ky mosdekretim i gjeneral Lleshit nga ana e Metës nuk përbën asnjë surprizë, pasi që në pikënisje të karrierës së tij në krye të LSI-së e deri më sot, Meta njihet si politikani tipik i pazareve politike ku gjithmonë kërkon favore dhe këtë pati guxim ta tregonte edhe sot si President, duke i dhënë fund të qenit President.

Karriera e gjeneral Sandër Lleshit  ka qenë tërësisht e dedikuar Forcave të Armatosura, dhe nuk ka pasur asnjë angazhim politik duke bërë që ai të jetë një nga kandidaturat më të denja për të drejtuar punët e Brendshme.

Por, Presidenti nuk e ka argumentuar gjatë, duke mbështetur totalisht qëndrimet e opozitës dhe duke mos patur kurajon e mbivendosjes mbi palët e gjykuar si shtetar

Me këte lëvizje Ilir Meta tregoi se nuk mund të jetë President, por thjeshtë bashkëshorti  i Monikës dhe bashkëdrejtues i opozitës me Lulin e doktorin./Lexo.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS DEKLARATAVE TË TRUMP/ Ushtria amerikane fillon të vendoset në kufi
Previous article NAPOLI REFUZON IBRAHIMOVIÇ/ S’ka ribashkim me Ancelottin

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË AKSIN RRUGOR KORÇË-POGRADEC/ Ndërron jetë shoferi 26-vjeçar! Plagosen 2 të tjerë Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË AKSIN RRUGOR KORÇË-POGRADEC/ Ndërron jetë shoferi 26-vjeçar! Plagosen 2 të tjerë

TEMPERATURAT EKSTREME/ IGJEO: Ja zonat më të rrezikuara për zjarre në vend Aktualitet

TEMPERATURAT EKSTREME/ IGJEO: Ja zonat më të rrezikuara për zjarre në vend

"DIL JASHTË TË FLASIM"/ Zbardhet si përfundoi i vrarë me thikë në fyt 24-vjeçari shqiptar në Itali Aktualitet

"DIL JASHTË TË FLASIM"/ Zbardhet si përfundoi i vrarë me thikë në fyt 24-vjeçari shqiptar në Itali

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT