• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHËNIM/ Asnjë kërcënim për Bashën. Roja shtesë quhet Ilir Meta
Home
Politikë

SHËNIM/ Asnjë kërcënim për Bashën. Roja shtesë quhet Ilir Meta

17 June, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Nuk është hera e parë që krerët e opozitës kërcënohen në këtë vend. Pas 21 janarit 2011, një grup i ashtuquajtur i Kitarave, i çoi Edi Ramës një SMS me tone kërcënuese, sipas të cilit  ai do ta paguante djegien e një makine të këtij grupi, gjatë protestës së asaj dite. Ngjarja menjëherë u fry dhe Ndrea Prendi thirri në zyrë Fetiun, rojën historike të Ramës për t’i dhënë lajmin, vetëm 24 orë para se PS të organizonte marshimin e heshtur para Kryeministrisë me 28 janar 2011. Jo vetëm kaq.

Rreth orës tre të mëngjesit, drejtues të lartë të policisë, kaluan rrugën që ndante Drejtorinë nga pallati ku jetonte çifti Rama dhe trokitën vetë në derën e tij. Organet e sigurisë u treguan aq “inteligjente” sa ia shitën këtë informacion amerikanëve aq të ekzagjeruar, sa Ambasadori Arvizu e përdori këtë “kërcënim” për të frenuar Ramën, që “së paku ai vetë, të mos dilte në protestë”.

Dihet se çfarë ndodhi më pas. Rama doli në marshimin funebër, i veshur me një pallto të gjatë gri, ku dukej qartë jeleku anti-plumb poshtë. Marshimi nuk u sabotua dot sepse sigurisht asgjë nuk ndodhi atë ditë.

Gjithashtu edhe Lulzim Basha mori një kërcënim dhe atëherë ai në fakt i pranoi pa bërë zë dhe zhurmë. Truprojat e tij të shtuara i qëndruan gjatë atij, pasi vijoi edhe fushata elektorale. Po çfarë ka ngjarë kësaj radhe? Cila është e vërteta? Përse Gaz Bardhi dhe Ilir Meta nxituan ne garë se kush shqetësohej më shumë për sigurinë e Bashës? Çfarë informacioni ka Bendo dhe Lleshaj për kërcënimin e sigurisë së Bashës?

Në fakt po thuajse asgjë të re. Në kuadër të një situate të tensionuar politike dhe meqë dy palët flasin për përplasje, Garda e Republikës dhe Ministria e Brendshme kanë menduar t’i shtojnë zotit Basha rojet, ashtu siç kanë bërë edhe me personalitetet e tjera. Për zotin Basha për të shmangur keqkuptimet, është tentuar edhe një komunikim informal. Është thirrur truproja kryesore e tij, që është edhe punonjës i Gardës dhe i është njoftuar një masë e tillë dhe arsyet përse. Një burim i lartë në Ministrinë e Brendshme, i pohoi RealStory.al se nuk ka asnjë kërcënim serioz apo konkret ndaj zotit Basha.

Dhe këtu fillon pjesa tjetër e historisë. Sekretari i Përgjithshëm Bardhi, bën një letër që e shpërndan në media, për të goditur kështu Qeverinë dhe për ta bërë atë të duket intimiduese ndaj Bashës, 4 ditë para protestës së thirrur prej tij. Më pas, Ilir Meta, që si lider de facto i Opozitës, thërret me urgjencë kreun e SHISH dhe të Gardës (duhet të kishte thirrur Lleshajn në fakt) për të kërkuar më shumë informacion. Por informacion nuk ka. Ka vetëm një zhurmë, që nuk është e paprecedentë, siç thotë Gazi.

Përkundrazi precedenti është në 2011. Por nëse autoritetet do ishin treguar më pak të kujdesshëm, nuk kishte përse ministri i brendshëm, t’i jepte rëndësi një njoftimi formal. Atë mund ta bënte Komandanti i Gardës apo shumë shumë Drejtori i Policisë. Ose ndonjë nga ata që ishin dje drejtues të Policisë në kohën kur “kërcënohej” Rama dhe ministër i brendshëm ishte Lulzim Basha, dhe që janë kthyer sërish sot, sërish në të njëjtat pozita. Tonin Vocaj për shembull. Ose edhe Met Rrumbullaku. Meqë edhe bota është e rrumbullakët, megjithëse asnjëherë nuk rrotullohet njësoj.

Gjithsesi lajmi i mirë është që Lideri i Opozitës është kaq i fortë sot, sa të sfidojë Prokurorinë megjithëse është i pandehur, një shans që Fatos Nano nuk e pati kurrë. Lajm i mirë është që Lideri i Opozitës sot, nuk ka përballë një kryeministër që e kërcënon me 5 snajperë nëse i afrohet zyrës së tij. Dhe sot, ndryshe nga Rama dje, Lideri i Opozitës e ka një bodigard personal që e ruan nga gjithçka, bile edhe nga vetja e tij. Ai quhet Ilir Meta. /Realstory/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LOJRAT OLIMPIKE "MINSK 2019"/ Presidenti Meta i dorëzon flamurin ekipit përfaqësues: Forca dhe suksese...
Previous article ËSHTË ZYRTARE/ Partizani bën goditjen e parë në merkato, prezantohet Uilliam Kordeiro

F.autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNA GJATË OPERACIONIT POLICOR NË LOZHAN/ Vritet një efektiv dhe plagoset një tjetër Aktualitet

TË SHTËNA GJATË OPERACIONIT POLICOR NË LOZHAN/ Vritet një efektiv dhe plagoset një tjetër

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë Aktualitet

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë

"SHQIPËRIA ËSHTË NË SULM NGA ARMIQTË..."/ Rama për CNN: Nuk ekziston diçka e tillë si ‘ishulli i familjes Trump’ Politikë

"SHQIPËRIA ËSHTË NË SULM NGA ARMIQTË..."/ Rama për CNN: Nuk ekziston diçka e tillë si ‘ishulli i familjes Trump’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT