• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHËNIM/ Antimitingu i Elbasanit? Një histori që PD e Berishës e përdor prej 30 vitesh
Home
Politikë

SHËNIM/ Antimitingu i Elbasanit? Një histori që PD e Berishës e përdor prej 30 vitesh

14 March, 2021 F.autor Breaking News, Politikë

Nga Ylli Pata

Pamjet që u ofruan sot në Elbasan, me një antimiting më të zhurmshëm se ai i njësisë 8 dje në Tiranë, nuk se është pamje e re në politikën shqiptare.

Madje socialistëve të kohës së Fatos Nanos, ju ka ndodhur shpesh, por jo vetëm atyre, pasi i ka ndodhur edhe PD-së, madje në radhë të parë i ka ndodhur PD-së.

Kur kjo parti sapo u krijua në 12 dhjetorin e vitit 1990, kur shkonte nëpër rrethe, hasi disa raste antimitingjesh, që nuk se ishin spontane. Ato nxiteshin nga strukturat e partisë së Ramiz Alisë, që u kërkoi bazës që të dalin nga foleja e të reagojnë.

Në RD-në e janarit 1991, Preç Zogaj shkroi dy artikuj brilantë: “PD nuk është mace e zezë” dhe “Strategjia e dhunës dhe e tensionit, strategji staliniste”.

Pak kush e dinë, por antimitingu më i fortë ndaj PD-së ka ndodhur në Bajram Curri në vitin 1991, kur PD-ja e Sali Berishës dhe Azem Hajdarit u përball me një antimiting të fortë nga disa tropojanë që mbështesnin PPSH-në.

Pak kohë më pas, antimitingjet, patën pikun e tyre kur u rrëzua shtatorja e Enver Hoxhës në 20 shkurt 1991. Të cilët ishin agresive dhe me thirrje të dhunshme verbale.

Këto antimitingje në fakt ishin të fundit e kohës së periudhës tranzitore postkomuniste.

PD-ja dhe PS-ja arritën një pakt mes vetes në qershorin e vitit 1991 për të qeverisur së bashku deri në zgjedhjet e reja që u caktuan në marin e vititi 1992. Që u fituan masivisht nga Partia Demokratike.

Por pas kësaj kohe, antimitingjet nuk u shuan si fenomen, por përkundrazi mori një formë më të frikshme; atë të mbrojtjes nga pushteti.

Gjatë vitit 1991, asnjëherë Ramiz Alia, megjtihëse struktura të pushtetit të tij i mbështesinin e organizonin nuk i mbrojti publikisht.

Në vitin 1993, Fatos Nano u ndalua të bëjë një takim në Shkodër, në një vend publik si “Kinema Republika” dhe pas këtij incidenti, Sali Berisha, atëherë President i Republikës, deklaroi egërsisht se “Shkodra nuk i do socialistët”, duke bërë me krahë antimitingashët.

Pikërisht kjo deklaratë e Berishës bëri që në Shkodër, socialistët të kenë gjithmonë probleme për të zhvilluar një miting të rregullt.

Në janarin e vitit 1994, në Shkodër, pikërisht si pasojë e kësaj amosfere u vra një përkrahës i opozitës; Gjovalin Çekini, një i ri, i cili ishte një ndër mbështetësit e Aleancës Demokratike.

Një ngjarje e tmerrshme, e cila e ktheu Shkodrën në një vend të ndaluar për çdo parti tjetër përveç PD-së. Situatë që realisht ndryshoi, vetëm kur në krahun e PS-së erdhën njerëz që dalloheshin më shumë nga muskujt, apo siç quhen “të fortët”.

Por antimitingjet nuk se u bënë vetëm në Shkodër, ata u bënë në Durrës, Shijak, Fier, Lobofshë, ku u sulmuan krerët e PS-së, madje edhe në qytete të tjera të jugut.

Pas vitit 1997, viktimë e antimitingjeve në jug të vendit u bë Partia Demokratike. Sali Berisha në Lushnjë, Jozefina Topalli në Vlorë etj.

Në vitin 2001, Kryeministrit të vendit të asaj kohe, Ilir Meta, ju bë një antimiting nga PD-ja në Tropojë, ku mbahet mend gjuha e ashpër e Metës ndaj Berishës, që pas disa muajsh e shoqëroi në polici.

Kjo atmosferë, realisht kishte kohë që nuk u përdor dhe pati një periudhë që të gjitha partitë zhvillonin mitingjet e veta. Në vitin 2009, Edi Rama shkoi në Tropojë në një atmosferë të nderë, por që nuk pati asnjë incident dhe që u duk se ishte larguar ai fenomen që nxitej vetëm nga lart.

Në vitin 2019, antimitingjet ishin bazë e strategjisë së PD-së dhe LSI-së, e cila kishte djegur mandatet, djegur kryeministrinë e Parlamentin e doli si forcë guerile.

Po në Elbasan, jo në qytet por në rrugë, militant të PD-së sulmuan eksportën e Edi Ramës. Natyrisht se e gjitha kjo është një strategji humbëse, pa kokë, totalisht anti-politike dhe një ushqyese e dhunës. E dhunës që vjen natyrshëm kur nismën nuk e kanë politikanët por krahët më të ashpër të bazës. E ajo që ndodhi në Elbasan ishte pikërisht kjo; një përleshje e njerëzve që janë gati të dalin në krye për të treguar se konfrontohen për partinë.

Është ilizuzion të thuash që këta janë vetëm nga PD e LSI, sado që ushqehen nga panelistët që përkrahin opozitën. Janë në të dyja krahët. Nëse do Basha t’i quajë banda, duhet të quajë në radhë të parë të tijët që inspirojnë dhunën. Tensioni si strategji pjell vetëm përplasjen. E kush mbjell erën, natyrisht do të korrë furtunën…

TemA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NXJERR VESET E KONKURRENTËVE NË "PËR'PUTHEN"/ Bora Zemani: Kanë mungesë etike, kanë... (FOTO)
Previous article POLEMIKA TË SHUMTA NË TORINO/ Juventus kërkon ta shesë, Ancelotti do me çdo kusht mesfushorin...

F.autor

Postime të ngjashme

OPOZITA KËRKON DORËHEQJEN/ Rama ia bën të qartë: Asgjë nuk do të më ndalë, Shqipëria nuk kthehet më pas Politikë

OPOZITA KËRKON DORËHEQJEN/ Rama ia bën të qartë: Asgjë nuk do të më ndalë, Shqipëria nuk kthehet më pas

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore Breaking News

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore

SKANDALI NË SHISH/ Rama nuk merr përgjegjësi: Ishte masë ekstreme, hetimi të shkojë deri në fund Breaking News

SKANDALI NË SHISH/ Rama nuk merr përgjegjësi: Ishte masë ekstreme, hetimi të shkojë deri në fund

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT