• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHËNIM/ A u tërhoq Lulzim Basha, nga kushti për largimin e Ramës si kryeministër?
Home
Politikë

SHËNIM/ A u tërhoq Lulzim Basha, nga kushti për largimin e Ramës si kryeministër?

16 July, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Kreu demokrat, LulzimBasha ka bërë një kthesë të papritur, duke pranuar idenë e presidentit Meta për zgjedhjet të trefishta më 13 tetor: Lokale, parlamentare dhe presidenciale.

Ka ndodhur kjo pas një takimi të beftë mes tij dhe Metës në Presidencë në orët e para të kësaj të hëne, duke u koordinuar kështu plotësisht opozita PD-LSI me kreun e shtetit, të akuzuar rregullisht nga mazhoranca si lider i kamufluar i aksionit të dyshes Basha-Kryemadhi me djegie mandatesh, bojkot zgjedhjesh, e dalje në rrugë.

“Duke vlerësuar maksimalisht qëndrimin e presidentit, i kam bërë të ditur se zgjedhjet e ardhshme duhet të jenë për njerëzit dhe jo për partitë dhe aq më pak për oligarkët. Në këtë funksion opozita është e gatshme të ndërmarrë çdo hap për t’u garantuar shqiptarëve të drejtën e votës”, tha Basha.

“Kreu i shtetit mendon se 13 tetori është një mundësi për daljen nga kriza politike përmes zgjedhje të parakohshme parlamentare, lokale dhe siç është shprehur politikisht edhe përmes zgjedhjeve të reja presidenciale, që nënkupton ndryshime kushtetuese”, shtoi kreu demokrat.

E ndërkohë, ai nuk ka përmendur kushtin bazë që e ka nxjerrë në rrugë dhe që e ka detyruar që të braktis çdo lloj pushteti që posedonte opozita: ikjen me patjetër të Ramës dhe realizimin pa të të çdo procesi zgjedhor.

Nga ana tjetër, ideja e Metës për zgjedhje të trefishta në një ditë jo vetëm është injoruar tërësisht nga mazhoranca, por dhe ndërkombëtarët kanë bërë “veshin të shurdhët” ndaj saj, duke mos e marrë kurrë në shqyrtim apo artikuluar qoftë dhe duke e kundërshtuar.

Çdo të bëhet më tej? Marrja prej opozitës e tezës presidenciale të 13 tetorit me tre zgjedhje, e ka shtuar më shumë konfuzitetin.

Sido-sido, kjo e detyron PD-LSI që ta pranojë Ramën si negociator në tavolinë, nëse dëshuron ky i fundit, ose nëse i “jep leje” Perëndimi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇMIMI I LIRË I BILETAVE/ "Djemtë e Detit" kërkon mbështetjen e tifozëve për sfidën ndaj Ventspils (FOTO)
Previous article "LAJM I MIRË PËR..."/ Veliaj: Do nisim rikonstruksionin e Bulevardit "Zogu I" dhe të...

F.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa… Aktualitet

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa…

TË TJERA DETAJE/ Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage Aktualitet

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT