• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHENGENI RAJONAL/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë marrëveshjen për menaxhimin e peshkimit në Liqenin e Ohrit dhe Prespës së Madhe
Home
Politikë

SHENGENI RAJONAL/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë marrëveshjen për menaxhimin e peshkimit në Liqenin e Ohrit dhe Prespës së Madhe

3 December, 2020 s.autor Politikë

Rreth dy muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes për njohjen e çertifikatave fitosanitare për qarkullimin e produkteve bujqësore pa barriera, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut hedhin një tjetër hap të rëndësishëm drejt iniciativës strategjike të Shengenit Ballkanik për zhvillimin e rajonit tonë.

Ministrat e Bujqësisë të të dy vendeve, Bledi Çuçi e Arjanit Hoxha, nënshkruan në Strugë Marrëveshjen për Menaxhimin e Përbashkët të Qëndrueshëm të Peshkimit në Liqenin e Ohrit dhe Prespës së Madhe.

Pas nënshkrimit, ministri Çuçi tha se finalizimi i kësaj marrëveshje është një tjetër dëshmi e bashkëpunimit të shkëlqyer mes dy vendeve dhe shprehje e vullnetit për të shfrytëzuar në mënyrë të përgjegjshme këtë pasuri të përbashkët jo vetëm të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut por të gjithë Europës.

“Peshqit dhe fauna peshkore nuk kanë as pasaportë as kufij. Sot ne do të fillojmë ta konsiderojmë si një të tërë ekosistemin e Ohrit dhe Prespës së Madhe dhe do fillojmë të ngrrmë struktura për ta menaxhuar si një të tërë, pa kufij pa barriera. Sepse kur ne në Shqipëri hedhim rasat korani siç hodhëm këtë vit 1.6 milionë, ato nuk i takojnë Shqipërisë por i takojnë ekosistemit të Ohrit. Marrëveshja e sotme është e një rëndësie të veçantë sepse tenton të disiplinojë peshkimin në dy asete natyrore fantastike të mbarë Europës. Kjo është një dëshmi e qartë e bashkëpunimit të shkëlqyer që kemi mes dy vendeve dhe mes nesh si ministra, si dhe vjen në frymën e një bashkëpunimi rajonal të synuar që ne e quajmë Shengeni Rajonal. Unë jam i gëzuar që të paktën në fushën e bujqësisë ne po tregojmë një vullnet për të hequr çdo barrierë në funksion të zhvillimit të dy vendeve tona”, tha ministri Çuçi.

“Do të kemi edhe marrëveshje të tjera në fushën e bujqësisë dhe menaxhimeve të përbashkëta. Kjo që nënshkruam në Strugë është edhe në frymën e asaj që Kryeministrat e të dy vendeve kanë diskutuar për hapjen e një minishengeni ballkanik, që i paraprin integrimit tonë në Bashkimin Europian”, tha ministi i Bujqësisë në Maqedoninë e Veriut, Arjanit Hoxha.

Pas miratimit të kësaj marrëveshjeje do të krijohet një Komitet i përbashkët për peshkimin në Liqenin e Ohrit dhe Prespës së Madhe, në përputhje me dispozitat përkatëse të marrëveshjes. Vendimet e këtij Komiteti nuk do të kenë efekt detyrues, por secila palë duhet të zbatojë rekomandimet e tij nëpërmjet mekanizmave ligjorë të parashikuar dhe të zbatueshëm përmes akteve rregullatore kombëtare.

Për të finalizuar këtë marrëveshje është punuar për rreth dy vite vite nga grupet e punës dypalëshe, të cilat janë mbështetur nga GIZ përmes projektit “Konservimi dhe Përdorimi i Qëndrueshëm i Biodiversitetit në Liqenet e Prespës, Ohrit dhe Shkodrës”, në partneritet me Institutin Gjerman të Peshkimit të Ujërave të Brendshme.

Një marrëveshje e ngjashme për Liqenin e Shkodrës është në fazën e fundit të miratimit dhe pritet të nënshkruhet së shpejti mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJË MARTESË NË KUSHTE TË PAZAKONTA/ Pacientja me Covid thotë "po" nga dritarja e spitalit (FOTO)
Previous article NGA VJEDHJET TEK TRAFIKU I DROGËS/ Kush janë 3 "shënjestrat" e OFL në Durrës e Vlorë (EMRAT)

s.autor

Postime të ngjashme

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec Breaking News

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është… Breaking News

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është…

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës Politikë

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT