• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Kategoria e pare
  • Kategoria Superiore
  • Kosova
  • Kupa e Shqipërisë
“SHENGENI BALLKANIK”/ Albin Kurti: Dua që Shqipëria ta shohë Serbinë me sytë e Kosovës. Në takimin e parë që do kem me Ramën…
Home
Shqipëri
Kosova

“SHENGENI BALLKANIK”/ Albin Kurti: Dua që Shqipëria ta shohë Serbinë me sytë e Kosovës. Në takimin e parë që do kem me Ramën…

12 October, 2019 k.autor Kosova

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur rreth idesë së ashtuquajturës “Shengeni i vogël”, që u iniciua në takimin e fundit në Novi Sad midis kryeministrit shqiptar, Edi Rama, atij maqedonas, Zoran Zaev dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Kurti ka thënë se nuk i kundërshton iniciativat rajonale dhe se Kosova nuk duhet të përjashtohet nga iniciativa të tilla.

Duke theksuar se duhet të takohet me kryeminsitrin Rama që të informohet rreth idesë, planit dhe mënyrës së kësaj iniciative, Kurti thotë se, “Unë dua që Shqipëria ta shohë Serbinë me sytë e Kosovës. Kjo është tejet e rëndësishme”.

Siç thotë Kurti, Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka liberalizim të vizave dhe që ka nevojë për liberalizim e tyre.

“E përmend këtë sepse kanë thënë se do të formojnë një mini Shengen ballkanik kur në fakt këto tre vende tashmë e kanë liberalizimin e vizave. Poenta është si ta marrë Kosova, jo këta që tashmë e kanë ta krijojnë mini Shengenin ballkanik. Nuk i kundërshtoj në parim iniciativat rajonale, por Kosova duhet të jetë aty e respektuar dhe aktive. Për të arritur aty, unë edhe do ta ngre këtë çështje në takimin e parë që do ta kem me kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Ramën”, deklaroi Kurti për AA.

I ashtuquajturi “Shengeni i vogël” synon lehtësimin e kufijve midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke mundësuar lirinë e lëvizjes së kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve. Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në Novi Sad nënshkruan një marrëveshje mbi këtë çështje dhe u bënë thirrje Kosovës, Bosnjë e Hercegovinës dhe Malit të Zi t’i bashkangjiten “Shengenit të vogël” në Ballkan.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA AEROPORTI I RINASIT TEK STADIUMI "DINAMO"/ Ja veprat e ndërtuara nga intelektualët e dënuar (LISTA)
Previous article 10 DITË PAS TËRMETEVE TË FUQISHME/ Sa do të paguhet për sigurimin e detyrueshëm të ndërtesave (ÇMIMET)

k.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT