• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHËNDETI I PAPËS/ Vatikani: Po vazhdon terapia me oksigjen, mjekim dhe fizioterapi
Home
Nderkombetare

SHËNDETI I PAPËS/ Vatikani: Po vazhdon terapia me oksigjen, mjekim dhe fizioterapi

27 February, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Papa ka fjetur mirë gjatë natës e tani pushon. Ky është njoftimi i ditës së sotme, 27 shkurt, nga Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë, përsa i përket gjendjes shëndetësore të Papës, i cili ndodhet i shtruar në Poliklinikën Gemelli të Romës që prej datës 14 shkurt.

Mësohet gjithashtu se, sot në mëngjes, Papa vazhdoi terapitë e caktuara nga mjekët, duke iu nënshtruar disa analizave të tjera. Vazhdon edhe oksigjenimi, por tashmë, mund të ulet në kolltuk. Ati i Shenjtë informohet për nismat e shumta të lutjes që po organizohen për të kudo. Kujtojmë se edhe në Shqipëri, dita e sotme është caktuar nga Konferenca Ipeshkvnore si ditë e lutjes për shëndetin e Papës. Ipeshkvijtë shqiptarë u kanë bërë thirrje gjithë besimtarëve të bashkohen në lutje për t’i kërkuar Zotit që Françesku të shërohet sa më shpejt e të kthehet në shërbimin e tij në krye të Kishës universale.

Gjithnjë nga Salla e Shtypit e Vatikanit njoftohet se edhe gjendja shpirtërore e Papës është e mirë. Për shkak se do të mbetet i shtruar në spital, “audienca jubilare e së shtunës, 1 mars, anulohet”.

Buletini i mbrëmshëm

Buletini mjekësor i mbrëmshëm vuri në dukje një “përmirësim të lehtë”. Skanimi CT (Skanimi i Tomografisë së Kompjuterizuar) i mushkërive konfirmon “evolucionin normal të kuadrit inflamator pneumonar”, pra, pneumonia e dyanshme vijon të shërohet gradualisht. Vazhdon terapia me oksigjen, si edhe fizioterapia për përmirësimin e frymëmarrjes. Gjithsesi, prognoza mbetet e rezervuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SITUATA TE ROMA/ Sulmuesi mund të mungojë ndaj Comos
Previous article "NËSE HYMË NË BE..."/ Rama për integrimin: Është si të hysh nuse apo dhëndër në një familje, pasi ke qenë jetim

s.autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit Botë

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore Botë

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore

ANALIZA E DW: Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë? Botë

ANALIZA E DW: Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT