• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHËMBULLTYRA E SHQIPËRISË QË PUNON/ Saimir Shehu, fermeri nga Divjaka përfitues i mbështetjes financiare: Na dha shpresë për të rritur fitimet
Home
Sociale

SHËMBULLTYRA E SHQIPËRISË QË PUNON/ Saimir Shehu, fermeri nga Divjaka përfitues i mbështetjes financiare: Na dha shpresë për të rritur fitimet

31 July, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

“Pamjet fantastike mbi fushat e qëndisura të Divjakës, janë shëmbëlltyra e Shqipërisë që reflekton mund, djersë e sakrificë dhe prodhon, eksporton, fiton falë mijëra e mijëra njerëzve të zakonshëm e punëtorë të palodhur, që i kemi mbështetur sa kemi mundur, por edhe më shumë akoma do t’i mbështesim për Shqipërinë që duam”.

Kryeministri Edi Rama përcolli sot shembullin e Saimir Shehut, i cili në zonën e Tre Urave në Divjakë është një ndër mijëra fermerët që u kthye nga emigracioni për të punuar tokat e tij. Saimiri rrëfeu se si e ka ngritur modelin mbresëlënës të fermës me cikël të mbyllur, ku nga 20 hektarë toka prodhon vetë misrin e jonxhën, me të cilat përgatit ushqimin për krerët e fermës së tij blegtorale.

“Ka pasur vështirësi, por vitet e fundit, këto 4 vjet ka qenë më e lehtë sepse ka pasur ndihmë dhe nga shteti. Na ka ndihmuar. Ajo ndihmë është kompensuar në lekë dhe ato lekë janë hedhur në investim. E kemi pasur më të lehtë, kemi shtuar sipërfaqen, kemi shtuar numrin e krerëve”, tha ai. Ai shtoi se “na ka ndihmuar heqja e TVSH-së, plehrat kimike, sepse i kemi marrë nga 60 mijë lekë, tani i marrim 30-32 mijë lekë”.

Drejtoresha e e Përgjithshme Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca u shpreh se, “produkti final që ka Saimiri është ferma blegtorale. Pra, ai grumbullon qumësht të cilin e shet në pikën e përpunimit. Më lumturoi fakti që çmimi ishte rritur në 480 lekë për litër. Dhe masat e mbështetjes që AZHBR ka ofruar nëpërmjet programeve të mbështetjes në bujqësi, kanë qenë për grumbullimin e qumështit. Këtë vit janë për mbështetjen ndaj tufës bazë, të cilën ti edhe këtë vit ke aplikuar dhe merr mbështetje. Je brenda vijës së financimit”.

“Këto na bëjnë që ne të kemi vazhdimësi. Se deri para disa vitesh unë isha në dyshim t’i heq apo jo. Ishte kot, ishte barazim. Tani ngel diçka”, tha ai. Ai u shpreh se familja e tij jeton vetëm me këtë fermë blegtorale. “Këtu nuk është vetëm ditën. Ka punë edhe natën se duhet të vadisësh gjithë këtë sipërfaqe. I bëjmë vetëm. Është e gjithë familja e angazhuar në këtë sipërmarrje”, shprehet Saimiri. Ai theksoi se ka 6 hektarë tokë të mbjellë me misër dhe prodhon rreth 500 kuintalë.

“Nëse do ta merrja misrin të gatshëm do shkonte diku tek 2 milionë e gjysmë 1 hektarë, kurse mua më vete diku tek 1 milionë e gjysmë”. Vit pas viti, Saimiri ka përfituar nga skemat e financimit të qeverisë shqiptare për mbarështimin e lopëve, duke marrë më shumë prodhim qumështi dhe sigurisht, duke rritur fitimet e tij të ndershme.

“Kjo mbështetje ishte e domosdoshme. Ajo na dha shpresë për të bërë diçka. Ka filluar që në 2014-ën, por këto 4 vitet e fundit është ndjerë më shumë. Kjo më jep një siguri për vazhdimësi”, tha ai duke bashkëbiseduar me drejtoreshën e përgjithshme të AZHBR, Frida Krifca. Samiri u shpreh se ka 34 lopë të cilat i ka rritur vetë, e ka shtuar tufën vetë. “E kemi nisur nga zero. Janë lopë të racës Holstein, që shquhen për prodhimin e qumështit cilësor me yndyrë”, u shpreh ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article THEVI KARANTINËN DHE SHËTISTE NË QYTET/ Policia gjobit 37-vjeçaren me COVID-19 në Berat
Previous article "PAVARËSISHT KUSHTEVE JO TË ZAKONSHME NGA COVID..."/ Tritan Kalo ka një mesazh shumë të fortë për të gjithë shqiptarët

s.autor

Postime të ngjashme

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet Aktualitet

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT