Update
Informacionet e fundit raportojnë për AlpeNews.al se në këto momente janë nxjerrë nga rrënojat 30 persona të vdekur.
*******************
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Genova të Italise, ku ura 100 metër e gjate në autostradën A10 u shemb e përpiu poshtë dhjetëra makina.
Burime për AlpeNews.al, bëjnë me dije se dyshohet se janë rreth 100 viktima, dhe 20 makina të mbetura poshtë që po kërkohen nga autoritetet përkatëse për tu identifikuar.
Dëshmitarja shprehet se ka pasur shumë njerëz në momentin e ngjarjes, sidomos këmbësorë pasi poshtë urës ka shtëpi, fabrikë dhe një qender tregtare.
Të njëjtat burime thonë se shkak mendohet të jetë bërë një vetëtimë, si pasojë e stuhive të vazhdueshme që qytetit i Genova-s ka pasur ditët e fundit.
Ndërkohë ende nuk dihet nëse ka shqiptarë të përfshirë në tragjedinë.
/AlpeNews.al