• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHEMBJA E URËS NË GENOVA/ Tola: Grupe teknike për të verifikuar gjendjen e urave në Shqipëri
Home
Sociale

SHEMBJA E URËS NË GENOVA/ Tola: Grupe teknike për të verifikuar gjendjen e urave në Shqipëri

17 August, 2018 k.autor Aktualitet, Sociale

Drejtori i Policisë Rrugore, Mithat Tola në një konferencë për shtyp ku foli mbi masat e marra nga policia për rritjen e parametrave të sigurisë, reagoi për herë të parë edhe në lidhje me gjendjen e urave në Shqipëri, duke marrë shkasë nga tragjedia e Genovas, ku 39 vetë humbën jetën nga shembja e papritur, tre ditë më parë.

“Kemi ngritur grupe teknike pune për të verifikuar gjendjen e strukturave dhe të elementeve të sigurisë së urave në Shqipëri”,- tha Tola.

DEKLARATA

Gjithashtu, mbingarkesë trafiku pothuajse konstante është regjistruar në aksin rrugor Fushë Krujë – Lezhë, në të dy senset e qarkullimit të mjeteve.

Në pjesët e tjera të akseve rrugore, shërbimet e Policisë Rrugore kanë menaxhuar trafikun e mjeteve pa vështirësi serioze.

Sipas të dhënave të shërbimit të Policisë Kufitare dhe Emigracionit në 15 ditët e para të muajit Gusht 2018, në pikat e kalimit kufitar në territorin e Shqipërisë janë futur rreth 100 mijë mjete, duke u shtuar dukshëm mbi numrin e mjeteve vendase dhe të mjeteve të turistëve ekzistues.

Shërbimi i Policisë Rrugore në akset rrugore të mbingarkuara, ka vazhduar rregullimin dhe drejtimin e trafikut me orare të zgjatura – për ata drejtues mjeti që me veprimet e tyre në shkelje flagrante të normave të sjelljes, ka marrë masat administrative në zbatim të nenit 141 “Pozicioni i mjetit në karrexhatë”, i cili përveç masës administrative me gjobë, parashikon dhe pezullim të lejes së drejtimit për një periudhë kohe 2-4 muaj.

Vetëm për tre ditët e fundjavës, shërbimi i Policisë Rrugore ka ndëshkuar për këtë shkelje rreth 91 drejtues mjeti.

Shërbimi i Policisë Rrugore gjatë javës në vijim në datat 19-24 Gusht, do të monitorojë dhe mbikqyrë me patrulla të shtuara aktivitetin mjaft të rëndësishëm të “Pelegrinazhit në Malin e Tomorit” me pjesëmarrje masive të njerëzve dhe të drejtuesve të mjeteve.

Nisur nga kushtet e segmenteve rrugore që të çojnë në atë destinacion malor, veçanërisht segmentet rrugore që lidhin aksin rrugor Berat – Skrapar me vendin e kultit – malin Tomor, Drejtoria e Policisë Rrugore në mbështetje të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, kërkon vëmëndjen e drejtuesve të mjeteve për një drejtim më të kujdesshëm të mjetit, mospërdorimin e pijeve alkoolike, duke treguar kujdes maksimal, për shkak edhe të kushteve të rrugës.

Fokusi i Policisë Rrugore këtë javë do të vijojë të mbetet për shërbimin, ndihma automobilistike dhe këshillimi i drejtuesve të mjeteve, ndërkohë që në orare të caktuara do të vazhdojë kontrolli ndaj drejtuesve të mjeteve me dy rrota për mospërdorim të kaskove mbrojtëse, evidentimi dhe ndëshkimi i drejtuesve të mjeteve që përdorin aparatet celularë gjatë drejtimit të mjeteve.

Tejkalimet e shpejtësisë dhe kontrollet për verifikimin e drejtuesve të mjeteve që përdorin alkool do të vijojë gjatë ditës së Premte, ditën e Shtunë dhe të Djelë.

Shërbimi i Policisë Rrugore i rikujton drejtuesit e mjeteve kamionë, të cilët duhet të respektojnë kërkesat dhe oraret/kufizimet e vendosura në Udhëzimin e përbashkët të dy ministrave, Ministrit të Brendshëm dhe Ministrit të Energjitikes dhe Infrastrukturës “Mbi kufizimin e qarkullimit të mjeteve të rënda për transportin rrugor të mallrave përgjatë sezonit turistik dhe festive”.

Javën në mbyllje dhe javët në vijim, shërbimi i Policisë Rrugore në bashkëpunim me “Autoritetin Rrugor Shqiptar”, nisur nga ngjarja tragjike – rrëzimi i Urës në Genova të Italisë, ku humbën jetën 39 persona, ka filluar inspektimin e sistemeve të sinjalizimit vertikal dhe horizontal mbi tregimin e peshës së lejuar të mjeteve mbi ura si dhe në përbërje të grupeve teknike të inspektimit edhe për të verifikuar gjendjen e këtyre strukturave dhe të elementeve të sigurisë.

Në bashkëpunim me aktorë të tjerë të ngarkuar me ligj për menaxhimin e elementëve të sigurisë rrugore në këto infrastruktura, Shërbimi i Policisë Rrugore do të monitorojë në mënyrë të rreptë tejkalimet e peshave të ngarkesave të mjeteve, për të shmangur dëmtimet dhe respektimin e ligjit duke “prodhurar” me shumë siguri rrugore.

Nga ana tjetër vazhdoj të ftoj çdo qytetar dhe drejtues mjeti të denoncojnë në numrin falas 112 dhe në aplikacionin “Komisariati Digital” duke dërguar imazhe dhe foto mbi shkeljet që ndeshin në akset rrugore, si parakalime të gabuara, shpejtësi tej normave etj, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe profesional nga ana e Policisë së Shtetit.

Ju faleminderit !

Mithat Tola – Drejtor i Policisë Rrugore, Policia e Shtetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK NDALEN MASHTRIMET NË TIRANË/ Pronarja agjencisë vjedh klientët duke iu prenotuar...
Previous article Pas vdekjes së Aretha Franklinit/ Diçka e çuditshme po ndodh... (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës Aktualitet

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë Aktualitet

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT