Admir Brokina është duke u përcjellë drejtë banesës së fundit në qytetin e tij të lindjes, në Shkodër. Brokina është një prej viktimave me shtetësi shqiptare, i cili humbi jetën në moshën 32 vjeçare në urën “Morandi” të Xhenovës në Itali.
Ashtu siç ishte paralajmëruar Brokina do të varrosej në qytetin e tij të lindjes, siç edhe deklaroi më parë Ambasada Shqiptare në Itali, ndërsa për viktimën tjetër, 22 vjeçarin shqiptar Marjus Djerrin familjarët vendosën të varrosej në qytetin italian ku banonin


