Marjus Djerri, 22 vjeçari që humbi jetën nga tragjedia e shembjes së urës në Xhenova punonte si mirëmbajtës rrugësh, si dhe kishte luajtur disa herë në serinë C me një skuadër italiane.
Veçmas kësaj, Djerri mësohet se ka qenë në makinë bashkë një shtetas tjetër shqiptar, i cili u identifikua nga Policia italiane si Edi Bokrina.
Të menjëhershme kanë qenë edhe statuset e miqve të Djerrit i cili padyshim ka humbur jetën në moshë fare të re.
Një prej miqve të tij shkruan:
“Tragjedia xhenoveze nuk la pa prekur edhe familjen tonë. U prefsh në paqe dajush“, shkruan një mik i tij në rrjetin social “FB”.
Të menjëhershme kanë qenë reagimet ndaj të riut, i cili duket se donte të ishte një futbollist në karrierë sepse kishte tentuar disa herë të luante me skuadrat italiane të grupit C.
/ALPENews.al




