Mengjesin e sotem u konfirmua se mes viktimave humbi jeten edhe shqiptari 22 vjecar Marjus Djerri, me origjine nga Shijaku.
Djali ka qene duke shkuar ne pune, ashtu si raportojne edhe mediat italiane, se bashku me nje kolegun e tij me emrin Edi Bokrina.
Ishin ne makine se bashku per te shkuar ne Rapallo, por u gjenden ne momentin e gabuar. Pikerisht ne kohen kur u shemb ura.
***
Një shqiptar i identifikuar si Ferdinand Sakaj, banor i zonës ku ndodhi tragjedia, ka dërguar disa pamje për “Ti Raporton”, ndërkohë që thotë se dy emigrantë shqiptarë kanë humbur kontaktet, por nuk dihet nëse kanë lidhje me ngjarjen e rëndë.
Ai ka konfirmuar gjithashtu se mes 440 njerëzve të evakuuar janë edhe 5 familje shqiptare.
Nderkohe qe deri mbreme nuk kishte asnjë informacion zyrtar se mund të ketë viktima shqiptare në këtë ngjarje të rëndë.
Është pikërisht ambasada shqiptare në Itali, që tha se nuk mund të flitet për shqiptarë të pajetë apo të plagosur rëndë, edhe pse dihet se në atë zonë të Italisë ka shumë shqiptarë që jetojnë, por edhe për faktin se ura ishte një autostradë e përdorur nga shumë shtetas, jo vetëm italianë, pasi lidhte pjesë të rëndësishme të Italisë, por edhe vendin me Francën.
“Ambasada ndjek zhvillimet në lidhje me shembjen e urës “Morandi” në autostradën A10 në Genova. Deri tani nuk kemi informacione nëse mes të lënduarve ka qytetarë shqiptarë. Qëndrojmë në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur kërkesave për asistencë”. Ambasada ka lënë dy numra operativë për asistencë. Fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë pjesë të shembura të urës në mes të saj, një pjesë në shtratin e lumit Polcevera, por ka edhe të tjera ku copëza të urës kanë rënë mbi shtëpitë dhe objektet industriale që ndodheshin nën të.


