32-vjeçari kishte festuar 3-vjetorin e martesës 1 ditë para vdekjes tragjike.
Ai jetonte në Itali që prej moshës 12-vjeçare.
Bokrina kishte folur me bashkëshorten disa minuta para se të shembej ura, ku ai gjeti dhe vdekjen.
Familjarët sapo kishin dëgjuar për shembjen e urës ishin shqetësuar, ata nuk përgjigjeshin në telefon.
Ata më pas kanë shkuar në spital, dhe pasi kanë pritur shumë orë, pak pas mesnate janë vënë në dijeni se të dy djemtë nga Shqipëria kanë vdekur.
Sot ata kanë hapur dyert e mortit dhe presin ngushëllime për ndarjen e parakohshme nga jeta të njeriut të tyre.


