• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHEMBJA E URËS ME 10 PERSONA TË PLAGOSUR/ Presidenti Biden thekson nevojën e përmirësimit të infrastrukturës
Home
Nderkombetare

SHEMBJA E URËS ME 10 PERSONA TË PLAGOSUR/ Presidenti Biden thekson nevojën e përmirësimit të infrastrukturës

29 January, 2022 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Një urë në Pitsburg të Pensilvanisë, u shemb herët në mëngjesin e së së premtes, vetëm disa orë përpara vizitës së Presidentit Joe Biden në qytetin amerikan për të nënvizuar nevojën e përmirësimit të infrastrukturës së vjetëruar të vendit. Presidenti Biden gjithashtu bëri thirrje për miratimin në Kongres të projektligjit të tij për investimet në kujdesin shëndetësor, programet e tjera sociale dhe ndryshimet klimatike.

Menjëherë pasi mbërriti në Pitsburg të Pensilvanisë, Presidenti Joe Biden vizitoi urën Fern Hollow, e cila u shemb të premten në mëngjes, duke shkaktuar plagosjen e të paktën 10 personave.

“Ne do t’i rregullojmë të gjitha. Kjo nuk është shaka. Do të jetë një ndryshim gjigant”, tha Presidenti Biden.

Ura u shemb vetëm disa orë përpara vizitës së planifikuar të Presidentit Biden në qendrën kërkimore të Universitetit Carnegie Mellon në Pitsburg, për të nënvizuar nevojën e përmirësimit të infrastrukturës së vjetëruar të vendit, zgjidhjen e problemit të zinxhirit të furnizimit dhe rigjallërimin e prodhimit vendas.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dikur ishin në vendin e parë në botë për nga investimet në projektet e së ardhmes, tani ne renditemi në vendin e nëntë në fushën e kërkimit dhe zhvillimit. Kina radhitej e teta në këtë fushë tre dekada më parë, sot është e dyta”, tha Presidenti Biden.

Ligji i infrastrukturës prej 1.2 trilion dollarësh i Presidentit Biden u miratua në nëntor me mbështetjen dypartiake. 550 miliardë dollarë janë ndarë për investimet federale në infrastrukturë, që analistët thonë se janë shumë të nevojshme.

“Ne kemi patur disa dështime vërtet tragjike të infrastrukturës në të gjithë vendin, qofshin ato të urave, siç ndodhi në Pitsburg, apo sistemet e ujit. Kjo i tregon komunitetit global se sa mbrapa kemi mbetur”, thotë Andy Winkler nga Qendra e Politikave Dypartiake.

Sipas sondazhit të fundit të organizatës kërkimore Pew, vetëm 41% e amerikanëve mendojnë se Presidenti Biden po bën një punë të mirë, ndërsa vendi vazhdon të përballet me pasojat e pandemisë dhe inflacionin në rritje.

Çmimet e konsumit janë rritur, të nxitura nga kriza globale e zinxhirit të furnizimit, e shkaktuar nga kërkesat e paparashikueshme dhe mungesa e punëtorëve për shkak pandemisë.

Administrata ka ndarë 230 milionë dollarë për të përmirësuar infrastrukturën në portet e vendit dhe për të rekrutuar më shumë shoferë kamionësh.

“Shpresojmë se do të rrisim efikasitetin e porteve, do të përmirësojmë rrugët, hekurudhat dhe aspektet e tjera të infrastrukturës sonë. Por këto gjëra nuk do të na ndihmojnë në gjashtë muajt e ardhshëm”, thotë Panos Kouvelis, studiues në Universitetin e Uashingtonit në St. Louis.

Në Pitsburg, Presidenti Biden bëri gjithashtu thirrje për miratimin në Kongres të projektligjit të tij mbi investimet në kujdesin për fëmijët, programet e tjera sociale dhe ndryshimet klimatike, i cili aktualisht është i bllokuar në Senat./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19 NË GREQI/ Regjistrohen 19,584 rate të reja dhe 78 viktima në 24 orët e fundit
Previous article “QENDRIMI I SHBA I QARTË”/ Basha flet për takimin me ambasadoren Kim: Në thelb të bashkëbisedimit, lufta ndaj korrupsionit

Delo.autor

Postime të ngjashme

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar Botë

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana Botë

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini Botë

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT