–Kryebashkiaku Erion Veliaj në një intervistë për emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv u shpreh i vendosur për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, pavarësisht protestave dhe qëndresës së artistëve.
“I kam vendosur re të gjitha sulmet, mallkimet, sharjet dhe kush duhet të vdesë i pari në familjen time. Unë jam i vendosur sa të kemi takatë të lemë një shenjë në këtë qytet dhe kryeministri në këtë shtet. Të rikuperojmë vitet e humbura.
E kam pasur këtë sulm që ditën e parë që fillova punën me projektet e para. Në zemrën time janë të gjithë të falur. Nuk ka qenë kurrë monument kulture, të bëhemi bashkë në këtë natë të shenjtë dhe të ecim përpara“.