Ka reaguar pas fjalës së aktorit Robert Ndrenika, deputeti Socialist Taulant Balla. “I dashur Robert, ishit ankuar për mungesën e deputetëve të PS, por ajo ishte një mbledhje private e Kryetares Albana Vokshi…
Statusi i Taulant Ballës
I nderuar artist i madh Robert Ndrenika,
Dëgjova nga mediat se ishit ankuar për mungesën e deputetëve të Grupit tim Parlamentar në nje mbledhje private të Kryetares së Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, e thirrur në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit. Asnjë deputet i Grupit Parlamentar Socialist nuk bojkoton Kuvendin apo komisionet. Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik e kishte përcaktuar mbledhjen e radhës më datë 18 Qershor me vendim të Komisionit. Por për nevoja të skenaristit të Shqupit, që sot nuk kishin ndonjë lajm me babale, u munduan t’ju përdorin përsëri ju mish për top në teatrin e tyre të radhës.
Më beso i dashur Robert, nëse Ti beson se Albana Vokshi apo Lulzim Basha e kanë megjithë shpirt “luftën” për Teatrin, është njëlloj sikur të besosh që Lulzimi është Robert De Niro dhe Albana është Julia Roberts.