Presidenti Ilir Meta shprehet se shembja e Teatrit Kombëtar nuk është vetëm antikushtetues dhe i paligjshëm, por një akt i programuar shkombëtarizues.
“Kam bindjen e plotë se shkatërrimi i Teatrit Kombëtar, nuk ishte thjesht dhe vetëm një akt cubash, antikushtetues dhe i paligjshëm, por një akt i programuar shkombëtarizues” shkruan ai.
Presidenti dje ashtu si artistët kërkoi hetim ndërkombëtar për shembjen e Teatrit, ndërsa akuzat për qeverinë prej së dielës që u rrafshua godina kanë qenë të shumta.