Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dënuar sërish dhunimin e aktivistëve gjatë protestës për shembjen e Teatrit Kombëtar, duke thënë se media s’duhet ta lejojë Ramën të largohet “nga skena e krimit”.
Por teksa fliste për dhunën, gazetarja Mirela Milori i ka kutuar se nuk është hera e parë që në Shqipëri dhunohen, madje edhe vriten protestues, ndoshta duke patur ndërmend vrasjen e protestuesve në 21 janar.
Basha u përgjigj shkurt me një fjali: “Nuk është hera e parë, por duhet të jetë hera e fundit”.
Pjesë nga biseda:
Basha: S’kemi ç’të flasim më për teatrin, është një nga seritë e vjedhjeve. Është një vjedhje që ka zgjatur shtatë vite, të pasurive tona kombëtare, të bregdetit, të parave të shqipatrëve. Duhet të kuptoni, që mos ta lejoni këtë njeri të largohet nga kjo skenë krimi vetëm me “e lagu, s’e lagu”, “e rrahu, s’e rrahu”.
Gazetarja: Janë rrahur janë vrarë, nuk është hera e parë në Shqipëri…
Basha: Nuk është hera e parë, por duhet të jetë hera e fundit. Vjedhja e truallit te Teatri Kombëtar duhet të ishte sot lajm kryesor. E pranoi në parlament. Pse e vjedh në këtë mënyrë truallin, çfarë e detyron, sepse ky është në një marrëdhënie të pandashme me mafian. Kur merr kaparin, ose do bësh detyrën, ose do hash plumbin. Dhe këta janë pengje të mafias.