Është rritur bilanci i viktimave nga shembja e urës në autostradën A10 në Genova. Sipas mediave italiane deri më tani kanë humbur jetën 35 persona.
Nga shembja e urës raportohet se kanë rënë edhe rreth 30 autovetura dhe 3 kamione. 4 persona janë nxjerrë të gjallë, ndërsa janë dhjetëra të plagosur. 10 persona raportohen të zhdukur, teksa mes viktimave është edhe një fëmijë. Mediat vendase raportojne se numri i viktimave mund të rritet me kalimin e orëve.