Një 52-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë në Itali, pasi u shemb tavani prej qelqi i një depoje industriale mbi të cilën po ecte. Ngjarja u regjistrua rreth orës 14:30 në rrugën “Lunga” në komunën italiane Montemurlo (Prao).
Mediat italiane raportojnë se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka marrë plagë të mëdha në kokë. Tashmë ai ndodhet i shtruar në spitalin “Santo Stefano” në Prato. Ndërkohë policia po vijon hetimet rreth ngjarjes në fjalë.