Si pasojë e shembjes së një masivi shkëmbor është bllokuar lëvizja e mjeteve në aksin rrugor Elbasan-Tiranë. Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar. Masivi shkëmbor është shembur në afërsi të fshatit Mamël. Në një njoftim zyrtar të policisë së Elbasanit bëhet me dije se rruga është bllokuar vetëm në sensin e lëvizjes Elbasan-Tiranë. Për më shumë policia e Elbasanit njofton qytetarët se lëvizja e mjeteve do të bëhet nga rruga e vjetër në “Qafë Krrabë”.
Më datë 09.12.2017 ju njoftojmë se është bllokuar lëvizja e mjeteve në sensin e lëvizjes Elbasan-Tiranë për shkak se ka rënë një masiv dheu. Lëvizja e mjeteve do të bëhet nga rruga e vjetër në Qafë Krrabë.


